Ka diçka ku Shqipëria ia kalon Gjermanisë

Gjermania mbetet pas në aspektin e rrjetit të telefonave celularë.

Sipas një studimi të kompanisë konsulente Aachen P3, i realizuar për llogari të grupit parlamentar të ekologjistëve, Gjermania në këtë drejtim vjen edhe pas Shqipërisë.

Në studimin e cituar nga “Deutsche Welle”, thuhet se ekonomia më e fuqishme e Europës është keq për sa i takon furnizimit me valë 4G (LTE) krahasuar me shtetet e tjera evropiane.

Rezulton se në këtë drejtim edhe vende si Polonia e Shqipëria kanë shërbime më të mira se në Gjermani, si në aspektin e mbulimit me rrjet, ashtu edhe të normave të rrjeteve.

Rrjeti më i mirë në Gjermani është “larg në krahasim me rrjetin ndërkombëtar”, thuhet në studim.

Ndërsa në Holandë, Belgjikë dhe Zvicër, “pothuajse të gjithë operatorët e rrjetit 4G (LTE) mbulojnë më shumë se 90 për qind të territorit”, Telekomi në Gjermani “ka vetëm një mbulesë prej 75 për qind me 4G.

Shifrat janë të bazuara në të dhënat që janë regjistruar automatikisht duke përdorur një aplikacion në smartfonëve Android, nga korriku deri në shtator dhe pastaj përpunohen në mënyrë anonime në nivelin qendror.

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket jane ne afersi te sheshit "Isa Boletini". Nga sa behet me dije informohemi se zjarri...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...