Çfarë duhet të konsumoni natën e Vitit të Ri për fat dhe mirëqenie në 2019

Bollëk, shëndet, para dhe gëzim! Këto janë kuptimet që fshihen pas disa ushqimeve të caktuara që duhen gatuar për festat e fundvitit. Ju kemi folur më parë për thjerrëzat por nuk janë të vetmet.

Për të mbyllur mirë vitin 2018-të dhe për të nisur mirë 2019-ën, është një armatë e tërë produktesh. Përveçse rite supersticioze janë të gjitha simbole, sepse çdo pjatë përcjell një mesazh të caktuar.

1. Thjerrëzat

Historia e tyre është treguar disa herë. Për shkak të ngjashmërisë me monedhat, konsideroheshin ogur i mirë në prag të ndërrimit të viteve.

2. Mishi i derrit

A e keni menduar ndonjëherë se përse arkat e kursimit kanë formën e derrit? Siç u kuptua, edhe ai është simbol i të ardhurave të mira dhe progresit material.

3. Orizi

Mund të jetë edhe prej emrit që evokon gëzim e të qeshura por orizi, është konsideruar gjithmonë si fatsjellës. Jo më kot është përodur si urim i në martesa. Orizi më i mirë i fatit është ai i shoqëruar me shegë.

4. Lakra jeshile

Përveçse është produkt i stinës, lakra jeshile është edhe fatsjellëse. Ngjyra e shpresës e përfshin atë në listën e ushqimeve që duhen future në pazarin e festave.

5. Bishtajoret

Bashkë me thjerrëat që simbolizojnë paratë janë edhe qiqrat e fasulet që shkojnë për shëndetin! Bëni një supë me të gjitha bashkë ku mund të shtoni edhe bathët me orizin.

6. Speci djegës

Në fakt, speci djegës është në krye të listës së ushqimeve fatsjellëse. Për pjesën më të madhe të popujve, speci përdorej si urim për pjellorinë jo vetëm në familje por edhe në agrikulturë.

7. Frutat e thata

Është një traditë sidomos e Francës ku duhen ngrënë, në natën e ndërrimit të viteve, 13 lloje të ndryshme frutash të thata.

8. Rrushi

Tradita thotë se duhet ngrënë një kokërr rrush për të gjitha trokitjet e fundit të sekondave të orës, në mesnatë, përpara ndërrimit të viteve.

9. Mandarina

Për kinezët është mandarina fatsjellësi më I mirë sepse dal formës së saj sferike I ngjan pafundësisë. Për festa kinezët i dhurojnë njëri tjetrit manderina.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...