ANA E MALIT PA MUZE, OBJEKTET NË MAGAZINË

Ka histori mijëra vjeçare e kulturë për të prezantuar por nuk ka asnjë muze. Ky paradoks shoqëron njësinë administrative Ana e malit.

Objekte të shekullit të tretë para Krishtit qëndrojnë prej vitesh të mbyllura në një magazinë por askush nuk ka interes për to.

Vizitorë e turistë kanë ineteres kryesor e më pas largohen në pamundësi për të marrë më shumë nga kjo zonë me tradita historike e vlera kulturore.

Kryetari i Shoqatës Patriotike Kulturore Ana e Malit Ruzhdi Pode apelon ndaj të gjithë institucioneve përgjegjëse që të marrin masa sepse këto objekte dita-ditës rrezikojnë të degradohen për shkak se kërkojnë një vend të veçantë për ruajtjen e tyre.

Shoqata patriotike-kulturore Ana e Malit është e vetmja e cila kujdeset me fanatizëm për këto objekte mirëpo ministria e kulturës nuk ka shfaqur interes që të interesohet për këtë zonë

Është për tu theksuar se shumë turistë që hyjnë përmes Muriqanit apo anasjelltas mahniten nga bukuria që i ka falur natyra kësaj zone,

mirëpo kur mësojnë që ska muze i befason dhe i largon ata menjëherë Në pritje të muzeut, Ana e Malit do të mungojë në prezantimin e vet para vizitoreve.

StarPlusTv

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Digjet një shtëpi në lagjen “Skënderbeg”, shpëton e moshuara 90-vjeçare

Një shtëpi është përfshirë nga flakët rreth orës 02:00...

Marjan Ndershtiqaj: Strukturat e PS në ZAZ2, familja ime e dytë

Marjan Ndershtiqaj ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë...

AKU Shkodër bllokon vezë të pasigurta/Haderi: U gjobitën 2 subjekte

Pas marrjes së informacionit për një alert në lidhje...