NIS RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS SË KALASË

Me fondet e veta të emergjencës bashkia Lezhë ka nisur punën për zbatimin e projektit që ka të bëjë me rehabilitimin e një segmenti në rrugën e kalasë i cili si pasojë e fenomenit eroziv me gjithë murin mbrojtës ka pësuar një shembje masive dhrash.

Kjo rrëshqitje masive e bëri të pakalueshëm këtë aks rrugor për automjetet dhe banorëve të lagjeve aty pranë ashtu edhe për vizitorët e turistët e huaj që ishin të interesuar të shikonin nga afër kalanë mesjetare të qytetit të Lezhës.

Sipas zëvëndës kryetarit të bashkisë Lezhë Enver Hafizi megjithë kërkesat drejtuar Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për të nderhyrë në rikonstruksionin e kësaj pjese rruge nuk pati asnjë reagim dhe mbështetje nga ana e tyre.

Dy fazat e këtij projekti me vlerë afro 20 milion lekë të reja e financura nga bashkia pritet të përfundojnë brenda muajit Shkurt të vitit të ardhshëm rruga do të jetë e kalueshme si për banorët e lagjeve aty pranë ashtu edhe për vizitorët e turistët e huaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...