Liljana Çefa, mësuesja e dy brezave të piktorëve

Arti figurativ në Shkodër, sikurse kemi thënë edhe më parë, ka pasur zhvillim përkrah arteve të tjerë si letërsia, skulptrua apo muzika. Këto arte në Shkodër i ka zhvilluar një aradhë artistësh të shquar të cilët një nga një po i kujtojmë këtu.

Sot do të flasim për një zonjë të vërtetë shkodrane. Një grua e fisshme e cila me artin e saj u ka dhënë jetë sa e sa telajove të bardha. Kjo zonjë është mësuesja e njohur dhe piktorja e shquar Liljana Çefa.

Ajo lindi në Shkodër dhe jetën bashkë me krijimtarinë e saj i lidhi përjetësisht me këtë qytet. Pasi kreu studimet për arte figurative, çel të parën ekspozitë përsonale të sajën në vitin 1967, ekspozitë e përbërë nga 40 piktura. Ky evenimet ishte hapi i parë i një udhe në të cilën do të linte gjurmë me dhjetra të tjera.

Një fakt interesant është se nga viti 1962 deri në vitin 1990, punimet e saja kanë qenë pjesë e të gjitha ekspozitave që ka organizuar Galeria Kombëtare. Përposë tyre, ka marrë pjesë në ekspozita të çelura nga Galeritë e Francës, Italisë, Turqisë, Kinës, Kosovës dhe Malit të Zi.

Ishte viti 2005 kur, me punime të bëra vetëm gjatë dy viteve të mbramë, çel në Shkodër ekspozitën personale, ndërsa në 2008, një tjetër ekspozitë nga Çefa çelet në Durrës. Në vitin 2010, me rastin e përvjetorit të lindjes organizon ekspozitën e fundit.

Përposë ekspozitave, ajo ka punuar dhe vijon të punojë si mësuese pikture. Piktorë të shumtë të dy brezave të fundit kanë kaluar ndër duart e saja dhe të piktorit tjetër shkodran Pjerin Sheldija për të cilin kemi shkruar pak kohë më parë.

Ka fituar disa çmime duke filluar qysh në vitin 1974 për peisazhin “Muzg në qytetin tim” e duke vijuar më tej në vitin 1981 me “Në prag të lirisë” si dhe në Bienalen e Aleksandrisë pak vjet më vonë.

Liljana Çefa është vlerësuar brenda dhe jashtë Atdheut. Ajo është pjesë e “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë”, shoqatave “Lin Delia” dhe “Kolë Idromeno” si dhe e Akademisë Evropiane të Arteve me qendër në Francë.

Ka marrë nderime të shumta, përfshirë titullin “Naim Frashëri” apo “Krenaria e Qytetit” të Shkodrës.

Tashmë në pension, u jep mësim në shtëpi – studion e saj fëmijëve të cilët duan të marrin diçka nga e madhja Liljanë. Kur del, kyresisht të dielave për të shkuar në kishë, ecën lehtë por të gjithë e ndjejnë praninë e saj dhe nën zë thonë “Sa me fat jena që e kena mësuese Liljanën!”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...