Emigrantët kanë faj

Nga Alma Nikolli
Emigrantët kanë faj që luftuan me dallgët e detit, e jo pak herë u mbytën të detyruar të hidhen nga gomonet.

Emigrantët kanë faj që i lanë të gjithë, e me lot në sy për muaj me radhë kërkuan të kapen pas një fije shprese, vetëm që të mos bënin hapa mbrapsht, vetëm që të mos zhgënjenin.
Emigrantët kanë faj që lanë pjata, pllaka e plaka nëpër botë, kur atdheu po vidhej nga të vetët.

Emigrantët kanë faj që mbajtën flamuj shqiptarë në shtëpi, kur Shqipëria vetë, sa e sa herë e ktheu shqiponjën me kokë poshtë.
Emigrantët kanë faj që këmbyen realizimin e ëndrrave të tyre rinore me një strehë të familjes në atdhe.

Emigrantët kanë faj që sollën parfumëra të shtrenjtë e në “këmbim” morën kavanozë me turshi, duke u ndjerë mirënjohës.

Emigrantët kanë faj që pjesa më e madhe e shqiptarëve që kanë iPhone, e kanë prej tyre.
Emigrantët kanë faj që shkollojnë motrat e vëllezërit me tarifa të papërballueshme në atdhe.

Emigrantët kanë faj që kur na kishte mbetur edhe një kafshatë e fundit nuk protestuam, por u dërguam një mesazh.

Emigrantët kanë faj që i mbushëm rrjetet sociale me fotografi nga “jashtë shtetit”.
Emigrantët kanë faj që bënë më shumë se askush për Shqipërinë.

Emigrantët kanë faj që kërkojnë të protestojnë për vendin, që nëse ka diçka të mirë e ka falë tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...