Greqia: Po ikën shqiptarët, ne marrim fund

Emigrantët shqiptarë në Greqi, jo vetëm që kanë arritur të sigurojnë jetesën e tyre duke blerë shtëpi apo duke hapur bizneset, po janë kthyer në klasën e mesme ekonomike të shtetit helen.

Alarmi është ngritur nga mediat greke, të cilat shprehet se shqiptarët kanë në dorë fatin ekonomik të Greqisë.

Sipas të dhënave zyrtare nga sistemi bankar, shqiptarët kanë depozita prej 3 miliardë eurosh në banka të ndryshme, duke u kthyer në një potencial për ekonominë greke.

Sipas televizionin grek, nëse shqiptarët vendosin që ti tërheqin kursimet e tyre, Greqia do të përballet me një kolaps ekonomik.

Pjesë e përkthyer nga video:

A janë emigrantët shqiptarë, përfaqësuesit e klasës së mesme ekonomike në Greqi?

Të dhënat zyrtare tregojnë se shqiptarët kanë një pushtet të fortë në lojën ekonomike të Greqisë.

Sipas të dhënave zyrtare nga sistemi bankar, shqiptarët disponojnë të kenë depozituar një shumë totale prej 3 miliardë euro.

Madje kohët e fundit, Banka Kombëtare greke ka dërguar shuma të mëdha kursimesh drejt Shqipërisë.

Diferenca mujore të depozitave është se shqiptarët arrijnë të sigurojnë 12 mijë euro, ndërsa grekët vetëm 8 mijë.

Këto të dhëna janë shumë të rëndësishme sepse ndryshon komplet situate ekonomike në Greqi.

Nëse shqiptarët vendosin që ti marrin paratë e tyre dhe ti dërgojnë në Shqipëri, kjo do të shkaktonte një kolaps në Greqi.

Kemi këtu në studio, gazetaren Seferina Serani.

Unë shikon se pjesa më e madhe e jona, pra shqiptarët emigrantë, mendojnë të jetojnë në Greqi.

Nuk janë më emigrantë, por tashmë shqiptarët janë banorë të Greqisë, sipas ligjeve, kanë blerë shtëpi dhe kanë hapur biznese.

Fëmijët e tyre kanë lindur këtu dhe nuk e njohin Shqipërinë.

Këta njerëz, sigurisht që do të qëndrojnë në Greqi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...