Babë e bijë Shqiptarë bllokohen në majën më të lartë

Mrika Kniqi 17 vjeçe dhe babai i saj Arianit Kniqi janë dy shqiptarët e parë në botë që kanë ngjitur majën më të lartë të Arktikut.

17-vjeçarja nga Kosova Mrika Nikqi, dhe babai i saj Arianit Nikqi janë shqiptarët e parë në botë, që pushtuan majën më të lartë të kontinentit të shtatë, Antarktikut.

Me 16 dhjetor ora 21:30, ata ngjiten majën Vinson, 4892 metra e lartë, në motin e acartë dhe në të ftohtin ekstrem.

Pas këtij suksesi, ata nisën rrugën e kthimit duke u ndeshur me motin ekstrem dhe me vështirësi arritën në një kamp-bazë me 17 dhjetor.

Është dita e 8 që ata po qëndrojnë të bllokuar nga moti i ashpër dhe me i egri që njeh planeti, në një tendë dhe në temperaturat deri ne -40 gradë Celcius.

Dy shqiptarët kanë mbetur të bllokuar në një tendë, ku temperaturat janë -40 gradë celsius. Mrika dhe Arianit Kniqi janë bashkë me grupin e alpinistëve në majën më të lartë të Antarktidës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Digjet një shtëpi në lagjen “Skënderbeg”, shpëton e moshuara 90-vjeçare

Një shtëpi është përfshirë nga flakët rreth orës 02:00...

Marjan Ndershtiqaj: Strukturat e PS në ZAZ2, familja ime e dytë

Marjan Ndershtiqaj ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë...

AKU Shkodër bllokon vezë të pasigurta/Haderi: U gjobitën 2 subjekte

Pas marrjes së informacionit për një alert në lidhje...