POLITIKANËT UROJNË PËR KRISHTLINDJE

Kryeministri Edi Rama ka uruar festën e Krishtlindjes për të gjthë fëmijët e shtëpive të fëmijës në Shqipëri. “Nuk festoj pa ty” titullohet edhe video-urimi të cilin kryeministri e ka postuar në faqen zyrtare në Facebook, duke treguar solidaritetin e tij në këto ditë festash.

 

 

Të veshur si Babagjyshë, fëmijët japin mesazhe dhe urime për festat e fundvitit. Pamjet vijnë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë si Tirana, Korça, Gjirokastra, Pogradeci e Fieri.

 

 

 

Edhe President i Shqipërisë Ilir Meta ka uruar festën e Krishtlindjes përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Kreu i shtetit uron të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë.

 

 

Të dashur miq,
Në vigjilje të Ditës së Bekuar të lindjes së shpresës e gëzimit, mirësisë, solidaritetit e humanizmit, Ju shpreh urimet më të ngrohta dhe të përzemërta, të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë: Gëzuar Krishtlindjen!

 

 

Uroj që kjo festë e bukur e Krishtërimit, që mishëron vlera sa hyjnore, aq dhe njerëzore dhe që bashkon familjen e shoqërinë tonë me paqen, harmoninë e mirëkuptimin, të sjellë më shumë mbarësi, dashuri, lumturi, begati dhe drejtësi sociale.

 

 

Në këtë Ditë të Shenjtë të mos harrojmë të vetmuarit, njerëzit në nevojë dhe të sëmurët, për t’u dhënë atyre më shumë shpresë, besim dhe gëzim.
Për shumë mot Gëzuar Krishtlindjen

 

 

Gëzuar festën e Lindjes së Krishtit, të dashur bashkëkombas të krishterë, vëllezër dhe motra besimtarë të Zotit dhe të respektuar shërbëtorë të Zotit kudo në dioqezat shqiptare, në vendlindje dhe diasporë!

 

 

Krishtlindje të Gëzuar dhe të Bekuar për ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë! – ka qenë urimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

 

 

Ndërkohë, urimeve për festën e Krishtlindjes i janë bashkuar edhe politikanë të tjerë.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...