PAPA FRANÇESKU APELON TË PASURIT TË KËRKOJNË NJË JETË MË TË THJESHTË

Papa Françesku ka kërkuar nga njerëzit në vendet e zhvilluara të kërkojnë një jetë më të thjeshtë, më pak materialiste, si dhe dënoi ndarjen e thellë midis të varfërve dhe të pasurve.

Papa Françesku i bëri vërejtjet gjatë një shërbese në bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan, në meshën tradicionale të Krishtlindjes më 24 dhjetor.

Papa, 82 vjeçar, tha se lindja e Jezusit në varfëri duhet të bëjë që të gjithë të reflektojnë mbi kuptimin e jetës. Ai tha se lindja e Krishtit vuri në pah një mënyrë të re të të jetuarit “jo duke ngrënë e grumbulluar, por duke dhënë dhe ndarë me të tjerët”.

“Le të pyesim veten: A më duhen vërtet të gjitha këto objekte materiale dhe këto receta të komplikuara për jetën? A mund të menaxhojë pa këto dhe të bëjë një jetë me një thjeshtësi edhe më të madhe” ka pyetur Papa Françesku.

Gjatë ditës së Krishtlindjes më 25 dhjetor, Papa do të përcjellë mesazhin e “Urbi et Orbi” nga ballkoni i sheshit të “Shën Pjetrit”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Digjet një shtëpi në lagjen “Skënderbeg”, shpëton e moshuara 90-vjeçare

Një shtëpi është përfshirë nga flakët rreth orës 02:00...

Marjan Ndershtiqaj: Strukturat e PS në ZAZ2, familja ime e dytë

Marjan Ndershtiqaj ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë...

AKU Shkodër bllokon vezë të pasigurta/Haderi: U gjobitën 2 subjekte

Pas marrjes së informacionit për një alert në lidhje...