Drishti i “100 fshatrave turistik” të qeverisë, pa rrugë dhe ujë

Pavarësisht se ka 8 muaj që është bërë pjesë e projektit “100 fshatrat” turistik, të shpallur nga vetë kryeministri Edi Rama, në fshatin Drisht në Shkodër asgjë nuk ka ndryshuar.

Rruga është e dëmtuar rëndë, banorët vuajnë mungesën e ujit të pijshëm ndërsa shpesh herë ka edhe probleme elektrike. Banorët e revoltuar thonë se në media, çdo gjë bëhet e bukur nga qeveria por në realitet, ka vetëm varfëri dhe mungesë shërbimesh.

“Jemi një fshat i mbaruar. Nuk kemi as rrugë, as ujë dhe tashmë as drita. Ujësjellësi është dëmtuar prej vitesh dhe askush nuk e ka riparuar, kështu që furnizimi me ujë është i pakët. Kohët e fundit kemi probleme edhe me dritat. Nuk e di pse, por furnizohemi me orare si në vitet 1997”, thotë banori Bajram Dushaj.

Të njëjtin mendim ka edhe Faik Sadriu, një banor i vjetër i kësaj zone:

“Jeta këtu është e vështirë por fatmirësisht kemi emigrantët që na mbështesin. Në rrugën e fshatit nuk është investuar që në kohen e Enver Hoxhës.

Pra ne po na dalin më të këqinj këta qeveritarët e sotëm se sa Enveri. Atëherë të paktën kemi ngrënë bukë thatë, ujë kemi patur dhe rruga ishte, megjithëse ishte diktaturë dhe ishim të persekutuar si fshat”.

Por kur i pyet se sa ka ndryshuar Drishti nga projekti i qeverisë për “100 fshatrat turistik” ata thonë:

“Për bukuri natyrore jemi si Zvicra. Fjalët e politikanëve i merr era dhe dëgjojmë çdo dy vite vetëm genjeshtra, ne fshat turistik ? Si mund të jemi ne fshat turistik zoti kryeministër apo zonja kryebashkiake Ademi kur nuk kemi as rrugë dhe as ujë? Talluni me ne!”, shprehen banorët.

Përveç bukurive natyrore, Drishti mbart edhe një histori të veçantë që nga koha e Gjergj Kastriot Skënderbeut, ndërsa kalaja mijëravjeçare e ka bërë këtë zonë mjaft të preferuar edhe për turistët e huaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...