10 familjet më me pushtet, të të gjitha kohërave

ROTHSCHILD, BANKIERE

(1744-SOT) Brenda pak vitesh, Rothschildët kaluan nga getoja e hebrenjve në Frankfurt, Gjermani, në akumulimin e një pasurie të tillë, sa të industrializonin Evropën dhe të financonin luft.ëra.

MEDICI, BANKIERE
(SHEKUJT XV-XVIII) – Financues të Papatit, ishin edhe politikanë e padronë. Patën një rol të rëndësishëm në Rilindjen italiane dhe kontribuan për të bërë Firencen, qendrën artistike që admirojmë edhe sot.

NEHRU-GANDHI, POLITIKANE

(1919-SOT) – Ngahera anëtarë të Kongresit Kombëtar Indian, çliruan Indinë nga anglezët dhe i dhanë vendit tre kryeministra. Disa anëtarë të familjes (që është vetëm homonim me Mahatma Gandhin) u vra.në.

ROCKEFELLER, BIZNESI I NAFTES

(1870-SOT) – Shumë të pasur falë nxjerrjes së naftës, ishin filantropë të mëdhenj që mbështetën kulturën dhe kërkimin shkencor. Kreu i familjes ishte Uilliam Avery Roskerfeller, druvar dhe nëpunës udhëtues.

FUGGER, BANKIERE

(SHEKUJT XV-XVI) – Ishte familja më e rëndësishme e sipërmarrësve, mes Mesjetës së Vonë dhe fillimit të epokës moderne. Kishin monopolin e bakrit dhe lidhën kontrata me shtete të ndryshme europiane.

KRUPP, ÇELIK DHE ARME

(SHEKUJT XIX-XX) – Dinasti gjermane manjatësh të prodhimit të çelikut. Me fabrikat e tyre influencuan mbi dy lu.ftëra botërore. Disa prej familjes Krupp u dënuan për kri.me kundër njerëzimit pas lu.ftës.

BORGHESE, TREGTARE LESHI

(SHEKUJT XVI-XIX) – Familje tregtarësh, kreu i familjesh ishte një tregtar leshi i shekullit XIII, Tiezzo da Monticiano. Zotëronin shumë toka dhe lidhje të ngushta me papatit dhe me Napoleonin.

KENNEDY, POLITIKANE
(SHEKULLI XX) – Amerikanë me origjinë irlandeze. Patriarku ishte Patrick J. Kennedy (1858-1929) i Partisë Demokratike. Mes anëtarëve të saj, më të famshmit ishin presidenti John F. Kennedy dhe senatorët Bob dhe Ted Kennedy.

EPHRUSSI, BIZNESI I NAFTES
(SHEKUJT XIX-XX) – Ukrainas me origjinë greke, kontrollonin drithërat dhe naftën në Europën Lindore. Krijuan banka por, duke qenë hebrenj, humbën pothuaj gjithçka me ardhjen e nazizmit.

VANDERBILT, TRANSPORTET
(SHEKUJT XIX-XX) – Patriarku amerikan me origjinë holandeze Cornelius Vanderbilt (1794-1877) krijoi një perandori të transportit hekurudhor dhe transportit detar në Tetëqindën.

Del videoja që vërteton sulmin ndaj fadromës, Policia e Shkodrës mohoi incidentin një ditë më parë

Një video e re ka hedhur dritë mbi ngjarjen e bujshme të ndodhur në Theth, ku një ditë më parë Policia e Shkodrës përgënjeshtroi...

‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

Filmi “Taken”, ku Neeson luan rolin kryesor, dhe seriale si “Blacklist” apo “Bones” kanë përfshirë sekuenca ku shqiptarët përshkruhen si rrëmbyes, trafikantë apo terroristë. Për...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shteti ka shpallur luftë ndaj qytetarëve të vet, terror i paprecedentë ndaj banorëve

Deputeti i Partisë Demokratike në Shkodër, Bardh Spahia, ka...

Pamje tronditëse: Thethi blindohet si në luftë në kulmin e sezonit turistik

Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT)...

‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

Filmi “Taken”, ku Neeson luan rolin kryesor, dhe seriale...