Ëmbëlsirat e mbremjës së Vitit të Ri, ja disa ide

Ëmbëlsirat janë një ndër pjesët më të bukura të festive. Të gjithë i harrojmë kaloritë e tyre dhe ju themi “Po” pa hezituar.
Si gjithmonë ëmbëlsirat tradicionale të mbrëmjes së Vitit të Ri janë bakllavaja dhe kadaifi.

Të dyja konsiderohen si ëmbëlsira “të rënda” e shumë persona i konsumojnë vetëm në këtë periudhë të vitit. Por nëse këto dy ëmbëlsira nuk bëjnë pjesë tek shijet tuaja atëherë ja disa sugjerime se më cfarë mund t’i zëvendësoni.

Trelece
Një tavë e madhe treleceje do të ishte perfekte për të ëmbëlsuar mbrëmjen. Ajo konsiderohet si një ëmbëlsirë e lehtë, por sigurohuni t’i keni të gjitha ingredientët e duhur në shtëpi.

Tortë
Një gjë është e sigurtë: Torta gjithmonë konsumohet. Me shije të ndryshme, me peta apo me kek, shumë lehtë mund ta gatuani edhe në shtëpi.

Shëndetli
Ajo futet tek grupi i ëmbëlsirave të rënda e me shumë sherbet, duke u bërë kështu zëvendësueja perfekte e bakllavasë.

Kek
Nëse nuk doni të ngarkoheni me shumë kalori ju sugjerojmë të gatuani një kek të thjeshtë në shtëpi. Dicka e lehtë, por që do t’ju ëmbëlsojë patjetër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...