Një dhuratë historike për Krishtlindje? Shpëtoni këtë kështjellë dhe…

Po kërkon një dhuratë të pazakontë për Krishtlindje, në moment të fundit, për një person që ka gjithçka…? Mundesh ende ta surprizosh…për vetëm 51 euro!

Kushdo mund të bëhet bashkëpronar i një kështjelle mesjetare franceze, që po rrënohet, pas një fushate për mbledhje fondesh të nisur së fundmi.

Fushata për të blerë kështjellën e shekullit të XV në Ebaupinay vjen plot një vit, pas një tjetër fushate të ngjashme të suksesshme për blerjen e Chateau de la Mothe Chandeniers, me qëllim shpëtimin e saj nga rrënimi apo gllabërimin nga investitorë të paskrupujt.

Donatorët e interesuar kanë kohë deri ditën e Krishtlindjes për të ndihmuar në financimin e projektit. Për 50 eurot e para, donatorët kanë hyrje falas përjetë në kështjellë, e ftohen të marrin pjesë në vendimet mbi restaurimin e kështjellës dhe në projekt.

Çdo donator do të përfitojë aksione në një kompani të ngritur për të menaxhuar ndërtesën, për 1 euro shtesë për çdo 50 euro të dhuruara, gjë që i bën ata bashkëpronarë zyrtarisht.

Ebaupinay, me kullat e saj elegante, por që po shemben, është ndërtuar në stil gotik, në perëndim të Francës. Mbreti Luigji i XI besohet se ka kaluar një herë natën atje, por kështjella u dëmtua rëndë nga një zjarr në vitin 1793. Deri më tani janë mbledhur

550 mijë euro për blerjen e pronës, por nevojiten edhe të paktën 100 mijë të tjera për punime riparimi, që ajo të bëhet e sigurtë.

Top Channel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...