SHKODËR, ENKEL DEMI BISEDË PËR DY LIBRAT E TIJ

Tom Kuka, autori i fshehur pas këtij pseudonimi i cili krijoi një kuriozitet të madh pas botimit të dy librave të suksesshëm “Hide mbi Kalldrëm” dhe sëfundmi “Gurët e Vetmisë” ka ardhur në Shkodër në një bisedë në qendrën rinore Arka.

Gazetari Enkel Demi, i fshehur në emrin Tom Kuka zhvilloi një bisedë duke treguar jo vetëm misterin e pseudonimit por edhe reagime të ndryshme kur ende nuk dihej se realisht kush është Tom Kuka…

Suksesin e parë Enkel Demi e mori me librin “Hide mbi Kalldrëm” ndërsa kulmoi me botimin e dytë “Gurët e Vetmisë”.

Ky i fundit nuk është një libër i zakonshëm por flet për masakrën e Paramithisë ku 72 burra u vranë në përroin e Selanit ndërsa ishin thirrur nga grekët gjoja për të vendosur paqe mes tyre.

Është një libër që i kushtohet çamëve, andej nga vjen autori Enkel Demi përmes një rrëfimi të sinqertë dhe në thelb me një histori të trishtë shqiptare.

Tashmë nuk ka më mister sepse Tom Kuka është zbuluar dhe bashkë me të edhe gjuha dhe stili origjinal në letërsinë shqipe i Enkel Demit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...