Historia prapa vajzës që mendoi se fotoaparati ishte armë

BBC bisedoi me fotografin Sağırlı – i cili tani punon në Tanzani – për të konfirmuar origjinën e fotografisë. Fëmija nuk është një djalë, por një vajzë katërvjeçare, Hudea.

Imazhi u realizua në kampin e refugjatëve Atmeh në Siri, në dhjetor të vitit 2014. Ajo qëndronte në kamp – pranë kufirit turk – me nënën dhe dy fëmijët e tjerë të saj. Rreth 150 km larg nga shtëpia e tyre në Hama.

“Po përdorja një lente telefoto, dhe ajo mendonte se ishte një armë”, thotë Sağırlı. “E kuptova se ajo ishte e tmerruar pasi e mora, dhe shikoja figurën, sepse ajo ngriti buzët e saj dhe ngriti duart.

Normalisht fëmijët ikin, fshehin fytyrën ose buzëqeshin kur shohin një aparat fotografik”. “Ju e dini që ka njerëz të zhvendosur në kampe, ajo që ka më shumë kuptim për të parë se çfarë kanë vuajtur nuk është nëpërmjet të rriturve, por përmes fëmijëve”.

Imazhi u botua për herë të parë në gazetën Türkiye në janar, ku Sağırlı ka punuar për 25 vjet, duke mbuluar luftën dhe fatkeqësitë natyrore jashtë vendit.

Më pas fotografia u shpërnda nga përdoruesit e mediave sociale të Turqisë në atë kohë. Por u deshën disa muaj para se të shpërndahej në mënyrë virtuale në gjithë botën

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...