VLLAZNIA, LIKA: NDAJ VELEÇIKUT S’DO E KEMI TË LEHTË

Vllaznia takimin e rradhës do ta ketë me skuadrën e Veleçikut ku kapiteni i kuqebluve Gliman LIka shprehte se në lidhje me këtë ndeshje të rradhës përgatitja e tyre ka qënë maksimale dhe dëshirojnë që këtë vit ta mbyllin me fitore.

Natyrisht që edhe skuadra e Veleçikut ka treguar një ecuri të mirë por edhe një dëshirë të madhe për të arritur sa më shumë rezultate pozitive në Kategorinë e Parë.

Kapiteni Lika në deklaratën e tij për media shprehet se Vllaznia është ekipi më i mirë dhe si i tillë duhet të fitojë çdo ndeshje.

Vllaznia do të përballet me skuadrën koplikase ditën e shtunë në orën 13:30 e cila është e vlefshme për javën e 14 të Kategoriës të Parë.

Takimi do të zhvillohet në fushën sportive “Reshit Rusi” ku Vllaznia i ka synimet e qarta edhe për këtë taki që të arrijë fitorën e rradhës ku në përfundim të këtij kampionati kuqeblutë të rikthen sërish në elitën e futbollit shqiptar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ SPAK, sekuestro kamerave në paraburgimin e Veliajt

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur...

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...