Letër për vjehrrën time, më saktë për… shtrigën që më nxiu jetën

Vjehrra ime e çmendur, se e meriton ta quaj ashtu, i thotë djalit të saj të më rrahë mua. E kë.. mua që jam gruaja e tij, nëna e fëmijëve të tij, që kam bërë gjithçka të mbaj një marrëdhënie të mirë me të.

Ajo ka nevojë të jetë në qendër të vëmendjes dhe do që të gjithë ta duan. Mënyra më e mirë për ti treguar dashurinë sipas saj, është ti japësh para. Pra ne punojmë dhe i japim asaj rrogën, gjasme për të blerë ushqime… Kurrë nuk ja kam përmendur këtë gjë sepse nuk e duroj dot kur fillon dhe bërtet.

Ajo më fajëson për çdo gjë të vogël që nuk shkon mirë. Por nuk dua të merrem me këtë se më ka zënë halli i madh. Para pak muajsh burri filloi të pinte shumë alkool e vinte tapë në shtëpi.

U konfrontova me të një ditë dhe i kërkova të hiqte dorë, por ai vazhdoi me vesin e tij të poshtër që nuk e di nga e mori. Vendosa që të flas me vjehrrën, me nënën e tij për problemin. Ajo nuk më besoi, më ofendoi e për më tepër më tha se e kam fajin unë sepse djalin e kishte engjëll.

Gjërat filluan të përkeqësohen dhe burri u bë abuziv. Një natë duke diskutuar me të ai më goditi,

shkova tek vjehrra për tu ankuar, dhe ajo më tha se ishte faji im dhe që bëri mirë që më goditi. “Ka një arsye pse të goditi, djalin e kam engjëll dhe nuk e bën pa shkak”, më tha shtriga.

Një ditë pasi erdha nga puna, gjej atë duke i thënë burrit se unë isha e keqe, e ligë, që e ke.qtrajtoj, ishte e pabesueshme… Por kur tha që: rrih.e se ashtu merr vesh ajo u trondita aq shumë sa u ngjita me vrap tek shkallët, u mbylla në dhomë dhe fillova të qaja.

Ditë pas dite, ajo manipuloi të gjithë familjen që të mos më pëlqente e të më përbuznin.

Kur mendoj se i kam blerë dhurata, e kam trajtuar si mbretëreshë më vjen të shkoj dhe t’ja heq të gjitha nga qafa e …shtrigës.

Më në fund gjeta kurajën për ta pyetur se pse i tha djalit gjëra të tilla. Por ajo e mohoi këtë gjë… madje më thoshte se kishte vënë re veprime të çmendura tek unë… Në pamundësi për tu matur me fjalët e saj që i lëshon si raketa… u tërhoqa dhe u largova.

Pas këtij incidenti, u shmanga nga ajo, nuk i flisja fare… nuk gatova më asnjë gjë.. nuk laja as rrobat, as hekurosja… asgjë. Ajo u çmend nga shmangia ime dhe mblodhi familjen për tu ankuar… foli para të gjithëve dhe tha se unë e dhun.oj dhe se e kisha bërë që ajo të vr.iste veten.

Unë sigurisht që ndërhyva dhe mohova të gjitha gjërat… Ajo u largua nga shtëpia dhe asnjë nga familja e saj nuk shkoi pas saj… isha unë ajo që e gjeta në një stol duke qarë, iu afrova… i kërkova falje edhe pse s’kisha bërë faj… U kthyem në shtëpi por e di që nesër do fillojë prap… Zot më mbaj durimin ose do zhdukem nga ajo shtëpi…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...