Si 12-vjeçarja krijoi një biznes dhe fitoi më shumë se $200,000

Njihuni me Kheris Rogers, 12 vjeçe, drejtuese e një biznesi që ka shitur mijëra bluza në mbarë botën.

Marka e saj është “Flexin’ In My Complexion” – një linjë veshjesh që përcjell mesazhe pozitive për qenë rehat me lëkurën tuaj.

Kheris e nisi biznesin në prill të vitit të kaluar dhe që prej asaj kohe ka fituar më shumë se 200,000 dollarë. Njëkohësisht është ambasadore e Nike dhe dizajnerja më e re që mori pjesë në Javën e Modës në New York në 2017-n.

“E dija gjithnjë që do të isha një dizajnere mode, por nuk dija ku ta nisja.” – tregon ajo për BBC.

“To flex in your complexion” ka kuptimin që të jesh krenar për ngjyrën e lëkurës.

Gjithçka përgatitet në garazhin e shtëpisë, duke filluar nga stilimi, printimi e deri tek shitja. Mamaja i dha vetëm 150 dollarë në fillim, ndërsa tani biznesi po rritet gjithnjë e më tepër.

“Kur njerëzit më shkruajnë, ndihem mirë pasi po shpërndaj pozitivitet. Mesazhi im po përcillet në mbarë botën.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...