SHKODËR, NJË MIJË PROTESTUES TË PD DREJT TIRANËS

Mbi një mijë protestues janë nisur nga Shkodra drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e zhvilluar në mbështetje të studentëve. Anëtarë të PD Shkodër por edhe qytetar të thjeshtë u nisën në mënyrë të organizuar me autobuzë por edhe mjete të tjera drejt kryeqytetit.

Para nisjes kryetari i PD Shkodër Xhevdet Amuli u shpreh se mbështetja ndaj studentëve është e domosdoshme dhe se kjo mbështetje e tyre nuk ka të bëjë me qëllimet politike por për të drejtat e të rinjve.

Kreu i PD Amuli deklaroi se përveç mbështetjes së studentëve Partia Demokratike ka edhe shumë arsye të tjera për të protestuar ndaj qeverisë dhe kryeministrit aktual.

Që një ditë më parë PD Shkodër u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në këtë protest për të mbështetur studentëve.

Ndërkohë përveç protestuesve nga Shkodra që janë rreth 1 mijë, një organizim ka patur edhe në Malësinë e Madhe, Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrës për protestën në Tiranë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...