NIS RIPARIMI I URËS SË RE TË BUNËS

Nisi sot ndërhyrja e parë për riparimin e Urës së Re të Bunës në Shkodër
Projekti i rikonstruksionit të rrugës Shkodër-Muriqan ka përfshirë edhe atë të Urës së Bunës.

Punimet kanë nisur këtë të Enjte dhe mendohet se do të përfundojnë brenda një jave në rast se koha është favorizuese sepse lënda e cila po përdoret për shtrimin në pjesën metalike nuk e pranon lagështirën.

Inxhinierët e firmës e cila po kryen punimet bënë të ditur se do të ndërhyhet vetëm në pjesën metalike ku ndodhet mekanizimi i hapjes e mbylljes pasi aty ku ura ka pësuar amortizim të saj.

Ura do të riveshhet me një materiel i cili në gjuhën teknike quhet rezinë cka do të përmirësojë e lehtësojë më pas levizjen e automjeteve.

Ura e re e Bunës, një investim i qeverisë shqiptare në bashkëpunim me Bankën Islamike në shumën prej 7 milionë e 186 mijë USD, përfundoi në vitin 2011.

Ura e Bunës ka një rëndësi të madhe, pasi nëpërmjet saj kryhet lidhja tokësore më e shkurtër me Malin e Zi. Njëkohësisht, nëpërmjet saj bëhet lidhja e dy lagjeve turistike të Shirokës dhe të Zogajve me qytetin e Shkodrës

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shkodra priti ndërrimin e viteve në shesh me spektakël si asnjë qytet tjetër

Qytetarët pritën Vitin e Ri në shesh me një...

Qeveria shqiptare akordon pension të posaçëm për prof. Zef Çobën

Akordimi i pensionit të posaçëm nga qeveria shqiptare për...

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...