Doktoreshë e Shkencave/ Kryemadhi tregon kompleksin që ka Edi Rama

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, të martën, është shprehur se protesta e studentëve nuk është partiake.

E ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24, Kryemadhi komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili e quan “Doktoresha e Shkencave”.

Sipas saj, Rama ka kompleksin se në 5 vite fajin ja hodhi LSI-së, por doli se shushunja ishte vetë.

“Mbas protestave qëndron çdo shqiptar që ka problem. Edhe FRESSH ka pjesën përbërës në protestë. Nuk është protestë protestë partiakë, por kërkesat janë politike. Aty sheh të kapur dorë për dore FRESSH-istin me LRI-istin.

Nuk është ndonjë titull i keq. Ndjen kompleksin që ka vetë se në 5 vite ja hodhi fajin LSI. Doli që shushunja ishte vetë. Demaskimin më të madh që i kanë bërë studentët Ramës nuk ja ka bërë politika në 20 vite. Në rrejtët sociale do gjesh meme qesharake që tregojnë nivelin ku ka rënë kryeministri”- tha Kryemadhi.

Në lidhje me votimin e ligjit të arsimit të lartë dy vite më parë, Kryemadhi u shpreh se: “Nuk i shmangemi votimit të reformës së arsimit dhe kemi përgjegjësinë tonë. Të gjitha grupet e LSI kanë qenë kundër arsimit të lartë.

Ne kemi bërë një debat të pa parë. Ne votuam me gjysmë zemre. Aktet nënligjore nuk kanë fare lidhje me arsimin e lartë. Ligji i arsimit të lartë nuk është zbatuar fare. Besimi në sistemin arsimor është shkatërruar”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shkodra priti ndërrimin e viteve në shesh me spektakël si asnjë qytet tjetër

Qytetarët pritën Vitin e Ri në shesh me një...

Qeveria shqiptare akordon pension të posaçëm për prof. Zef Çobën

Akordimi i pensionit të posaçëm nga qeveria shqiptare për...

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...