Si të bllokoni energjinë negative në shtëpi, me 3 limonë jeshilë

Energjitë negative në shtëpinë tuaj mund të ndikojnë në marrëdhëniet midis anëtarëve të ngushtë në familje ndaj duhen eliminuar.

Nuk ka ndonjë “magji” në këtë formulë, por kujtojmë këtu që aroma e limonit njihet shkencërisht për bllokimin e mendimeve negative, për promovimin e ndjesive pozitive, për kthimin e humorit etj, duke kthyer harmoninë në familje.

Jo më kot, limoni është në top listën e terapive aromatike për shëndetin mendor.

Ja si të përdorni limonin jeshil (lime) për të larguar energjinë negative dhe për të rivendosur harmoninë në shtëpinë tuaj.

Mënyra më e lehtë për ta bërë këtë, është vendosja e 3 limonave në shtëpinë tuaj, në një vend ku dëshironi dhe hedhja e tyre kur ato kthehen në ngjyrë të zezë.

Në këtë mënyrë ju do të kuptoni që ata kanë përthithur energjitë negative.

Një tjetër alternativë është të zieni një limon në ujë shiu, vendoseni atë në dhomën që mendoni se janë të pranishme energjitë negative.

Ju mund ta mbani dhe në çantë për të mbrojtur veten.

Vendosni 9 limona në një tas qeramike afër frigoriferit, ose 3 të tillë në tryezën tuaj në punë për të parandaluar energjitë negative.

Gjithashtu ata janë një alternativë e mirë nëse keni probleme me gjumin.

Metoda më e mirë kundër energjive negative është prerja e limonit në 4 pjesë dhe formimi i një kryqi.

Vendos pak kripë dhe lëreni pjatën me limona poshtë shtratit tuaj.

Në mëngjes largojeni për të hequr energjitë negative.

Ju gjithashtu, mund të spërkasni pak shtëpinë me një spraj natyral të përgatitur vetë: Duke shtrydhur lëngun e limonit, përziejeni me ujë, pak gjethe dafine dhe kripë.

Tundini mirë, lërini 24 orë bashkë, pastaj spërkasni cepet e shtëpisë, ose merrni pluhurat me to.

Përvecse do pastroni moblijet e do i shkëlqeni “xixë”, shtëpia do të mbushet me aromë ndjellëse për mendimet pozitive dhe do largojë energjitë negative më fuqishëm, falë kombinimit limon e dafinë.

Gjithashtu, mund edhe të digjni lëvore limoni e dafine në shtëpi, sa herë ndiheni keq nga gjendja nervore, ose shkoni jo mirë me familjarët.

Përdorini limonin jeshil, pra lime, se ka fuqi më të madhe, por bën punë edhe limoni i zakonshëm.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...