SHKODËR, VLLAZNIA B KËRKON PAGAT E PRAPAMBETURA

Vllaznia B ndryshe nga sezoni i kaluar kësaj here po bën një paraqitje pozitive me lojërat e zhvilluara duke qenë edhe në një pozicion komod në tabelën e renditjes.

Pavarësisht kësaj lojtarët kuqeblu të B-së edhe pse u është premtua nuk kanë marrë ende pagesat që klubi Vllaznia i ka të prapambetura që nga sezoni i kaluar.

Lojtarët e Vllaznia B kur ishte ende pa mbaruar kampionati në Kategorinë e Dytë bojkotuan seancat stërvitore. Pas këtij bojkoti zhvilluan disa takime dhe atyre iu premtua nga bashkia Shkodër dhe drejtues të klubit se do të paguhen për një kohë shumë të shkurtër.

Në fakt kanë kaluar disa muaj dhe kjo nuk ka ndodhur ende. Tashmë ka nisur sezoni i ri dhe janë zhvilluar disa ndeshje por situate vazhdon që të jetë e njëjtë, lojtarët dhe stafi tenik nuk kanë marrë asnjë qindarkë.

Duke parë këtë situatë një grup lojtarësh mësohet se ditën e sotme janë paraqitur pranë bashkisë Shkodër për të kërkuar një takim apo ndonjë sqarim se çfarë do të ndodh me pagat e prapambetura të tyre.

Pasi janë futur në bashkinë Shkodër sipas burimeve atyre iu është thënë se momentalisht klubi nuk ka para për të shlyer pagat ende të padhëna që nga sezoni i kaluar. Pavarësisht kësaj përgjigjeje negative që kanë marrë pritet që në ditët në vijim lojtarët të organizohen sërish për të bojkotuar kampionatin në Kategorinë e Dytë.

Futbollistët këtë sezon kanë pranuar që të luajnë pa para, pjesa më e madhe e tyre duke e ditur se klubi nuk mund t’i paguaj por bojkoti i tyre mund të vijë për pagat e prapambetura nga sezoni i kaluar.

Klubi Vllaznia momentalisht është në një krizë financiare kjo për shkak se llogaritë bankare janë të bllokuara si shkak i procesit gjyqësor që vijon ende me Gea Sport. Edhe ekipi i parë ka paga të prapambetura ndërsa borxhi çdo muaj shtohet edhe në drejtorinë rajonale të tatimeve. Është e paqartë se kur kjo situatë do të marrë një zgjidhje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...