Protesta hapet për partitë, skenarët e sotëm…

I kanë thënë JO politikës që në ditën e parë të protestës dhe i kanë qëndruar stoikë deri dje kur thanë se janë të gatshëm të pranojnë çdokënd që i jep zë dhe mbështetje kauzës së tyre, qoftë edhe anëtar i një partie politike. Të rinjtë që kanë ditë që gdhijnë e ngrysin ditët në sheshin para

Kryeministrisë janë të hapur edhe për të rinjtë e partive, me kushtin që të “zhvishen” nga ngjyresat.

“Përpara se të jenë pjesë e një forumi, janë studentë. Falënderoj kryetaren e LSI-së, PD-në dhe vetë Kryeministrin Edi Rama në rast se kërkon që forumet përkatëse të jenë pjesë e protestës. Uroj që të djegin kartat e anëtarësisë dhe të vijnë këtu për të mbështetur këtë kauzë. Do të ndalohet çdo thirrje

partiake apo për mosbindje civile e bllokim rrugësh. Këtu nuk ka asnjë parti dhe asnjë nuk është Zot i kësaj proteste”, shprehet një prej studentëve, i cili i kërkon Kryeministrit të mos i monitorojë me dron, duke injoruar atë grusht njerëzish që kërkojnë atë që është e drejtë.

Sakaq, paraditen e së shtunës ka pasur një reagim të Kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale. Me një foto nga protesta, me “firo” të ndjeshme nga dita në ditë, ai flet për një grusht njerëzish që nën presionin e partive po mbajnë peng dialogun.

“Historia tregon për shumë raste kur dialogut i janë trembur qeveritë. Po s’ka bërë vaki kurrë që t’i tremben studentët dhe studentët sot në fakt nuk i tremben

Dialogut, po presioneve kundër Dialogut, sharjeve e fyerjeve ndaj kujtdo që kërkon Dialog, të cilat porositen nga partitë përmes studentësh që ia kanë shitur shpirtin politikës më të mbrapshtë. Sidoqoftë, farsa e kësaj barrikade absurde kundër Dialogut s’ka për të zgjatur sa ka zgjatur”.

SKENARËT

Një protestë “e vakët” është cilësuar dita e shkuar e që me gjasë do të ruajë të njëjtin ritëm edhe sot. E njëjta axhendë, mbledhja nëpër fakultetet dhe marshimi sensibilizues drejt Kryeministrisë në orën 10:00.

Më shumë flitet për ditën e hënë, një protestë kombëtare, së cilës pritet t’i mbështeten të rinjtë e PD-së e LSI-së.

Si në çdo diskutim tjetër mbi përshkallëzimin e protestës, edhe dje janë diskutuar disa skenarë. Një grup mendojnë vijimin e qëndrimit përpara Kryeministrisë, ndërsa të tjerë mendojnë ta çojnë më tej, duke bllokuar rrugët apo edhe duke u ngujuar nëpër fakultete.

Duke qenë se spontaniteti ka qenë kryefjala e kësaj proteste gjithëpërfshirëse, mbetet për t’u parë të hënën se si do të vijojë. Këshillat studentorë të fakulteteve, në deklaratën e radhës i kanë bërë thirrje çdo studenti, pedagogu, mësuesi, prindi e qytetari t’u bashkohen në protestën që nis nga ora 11:30 deri në 14:30 për të hedhur bazat e një arsimi cilësor./Panorama

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...