PISTULL, DITA E KATËRT E BOJKOTIT NË SHKOLLË

Nxënësit e shkollës së Pistullit në bashkinë Vau Dejës kanë vijuar protestën e tyre duke hyrë kështu në ditën e katërt.

Nxënësit atje nuk pranojnë që të futen në mësim pa rikthyer në punë mësuesin Ervis Belsija i cili u pushua pak ditë më parë pas një sherri fizik me një tjetër mësues brenda mjediseve të shkollës.

Mësuesi tjetër që u përfshi në këtë sherr u mbajt në punë ndërsa Ervis Belsija u pushua gjë për të cilën nxënësit nuk janë dakord dhe kërkojnë rikthimin e tij.

Nxënësit e shkollës së Pistullit në Vau Dejës thonë se gjithçka ishte e parapërgatitur përderisa mësuesit Ervis Belsija iu gjet zëvendësuesi brenda ditës ndërsa mësuesi tjetër i cili e provokoi dhe e qëlloi sipas pretendimeve të nxënësve vijon që të jetë në punë.

Protestës iu bashkuan edhe prindërit e nxënësve të shkollës së Pistullit në Vau Dejës.

Protesta dhe bojkoti i mësimit nga nxënësit e shkollës në Pistull pritet të vijojë edhe në ditët e ardhshme deri në rikthimin në punë të mësuesit Ervis Belsija.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ SPAK, sekuestro kamerave në paraburgimin e Veliajt

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur...

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...