Domethënie e fshehtë: 10 shpjegime kur shihni lekë në ëndërr

Në traditën shqiptare thonë se “çfarë flet ditën, sheh ëndërr natën”! Megjithatë, edhe shkencëtarët pranojnë se në ëndrra mund të fshihen disa sekrete, sidomos të gjendjes emocionale të individit.
Dhe kur bëhet fjalë për ëndrrat që lidhen me paratë, vëmendjen të gjithë te ky shkrim ?

Kartëmonedha, monedha, para të gjetura në rrugë, para të vjedhura, apo të dhuruar, format janë të ndryshme, ashtu siç janë edhe domethënia e tyre e fshehtë, që mund t’i lexoni në vijim…

1. TË ËNDËRROSH KARTËMONEDHA
Edhe në ëndrra kartëmonedhat janë shenjë pasurie dhe mirëqenie.

Të shikosh në ëndërr e para letër tregon një siguri më të madhe dhe aftësi për të realizuar dëshirat më të fshehta.

Por shpesh këto ëndrra janë dhe shprehje e ankthit dhe frikës, të një lodhjeje kur nuk arrihet diçka që dëshirohet.

2. TË ËNDËRROSH MONEDHA
Shpesh herë paratë në formë metali apo monedha janë shenjë pastërtie.

Kështu të ëndërrosh të holla shpesh herë përkthehet si dëshirë për të treguar pastërti, ndershmëri, por edhe dëshirë për të kërkuar gjërat më thelbësore në jetë.

Në shumë raste ato kanë kuptimin që të shkohet në thelb të një çështje apo të një marrëdhënie.

3. PARATË FALSE
Ëndrra me para false është një mënyrë e të pandërgjegjshmes sonë për të na vënë në mbrojtje për duke vlerësuar miqësitë dhe njerëzit e zemrës, që mund ta na tradhtojnë.

4. PARATË E VJEDHURA
Tregojnë dëshirën e dikujt për të fituar një aftësi të caktuar, apo të frikës për ta humbur atë.

Nëse jemi ne ata që vjedhim para, atëherë jemi në kërkim të një cilësie që ka një tjetër person.

Nëse në ëndërr shikojmë që jemi në ata që na vjedhin, do të thotë që dikush do të na dëmtojë.

5. PARA E GJETURA
Gjetja e parave është një shenjë e mirë.

Edhe nëse ëndërroni sikur gjeni bizhuteri apo një thesar, edhe kjo tregon që ka në horizont në risi që do të shkojë për mbarë.

6. PARATË E DHURUARA
Në ëndërr kanë dy kuptime, ose do të merrni ose do të bëni një dhuratë.

Nëse merrni para dhuratë nga një i panjohur, do të thotë që duhet të rrisni vetëvlerësimin tuaj.

7. PARATË E HUMBURA
Kur humbisni para edhe në ëndërr nuk është kurrë shenjë e mirë.

Do të thotë që po humbisni shumë kohë dhe energji më një çështje që nuk ka shumë vlerë, qoftë kjo në jetën tuaj profesionale, atë sentimentale.

Mund të marrësh si një alarm i të pandërgjegjshmes, për t’u fokusuar në diçka me vlerë.

8. SIKUR KENI FITUAR PARA
Nëse shikoni se keni fituar para do të thotë se jeni të suksesshëm.

Paratë simbolizojnë vetbesimin, suksesin dhe vlerat.

Ju jeni person që besoni shumë te vetja juaj.

9. JENI TROKË
Nëse shihni sikur nuk keni fare para, kjo endërr do të thotë se keni frikë se po humbisni gjërat në jetën tuaj.

10. NËSE PO DËRGONI PARA ME POSTË
Në qoftë se shikoni sikur po dërgoni para me postë, do të pësoni dëme ekonomike.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...