Shqiptarët kanë humbur bujarinë

Të jesh i varfër në Shqipëri ka karakter të tejskajshëm. Është e trishtë por ndryshe nga gjitha vendet europiane, në Shqipëri vetëm 7% e të varfërve asistohen me bonuse ekonomike nga qeveria.

Megjithatë jo vetëm qeveritë por vetë njerëzit mund të bëjnë diçka për të ndihmuar njëri-tjetrin.

Përpara disa kohësh në internet u publikuan disa fotografi nga lypsa në kryeqytet dhe pyeti qytetarët (ndjekësit e saj në Facebook) nëse duhet t’ju japim lëmoshë lypsave apo jo.

Dikush thotë se “më mirë se lëmosha që i ndihmon sadopak, do të ishte një strehë siç vepron gjithë bota ku është ngrohtë dhe t’u shërbehet ushqim falas, kontroll mjekësor falas dhe mësime falas për fëmijët”.

Një tjetër shkroi se “nuk duhet të japim lëmoshë pasi nuk është aspak e hijshme për ata që paratë t’i fitojnë duke lypur”. Të tjerë treguan format të cilat duhet të ndërmarrë shteti për të ndaluar këtë fenomen.

Mendimet ishin të ndryshme por në përgjithësi ka një ndjesi solidariteti njerëzor. Por a mund të themi se ne shqiptarët jemi në shumicë të gatshëm të harxhojmë individualisht para për të ndihmuar të varfrit ose të pamundurit dhe a jemi të gatshëm të harxhojmë nga koha jonë për t’u përfshirë në bamirësi?

Një sondazh nga Gallup, një kompani analitike, pyeti shumë njerëz në mbarë botën nëse ata kishin dhuruar para për një organizatë bamirësie apo të kishin kaluar kohë në një organizatë të tillë. Në shumë vende, më shumë se katër në dhjetë njerëz thanë se kishin ndihmuar një person që ishte në nevojë, rreth 43%, ndërsa shumë pak thanë se kishin dhuruar para (27%) ose që kishin kaluar kohë në aktivitetebamirësie (18%).

Sipas raportit, shqiptarët bënin pjesë tek popujt me përqindje të ulët për akte bamirëse, rreth 7 %. Nga sondazhi u vu re se 1.4 miliardë njerëz në mbarë botën kishin dhuruar para për një bamirësi, 1 miliardë kishin kaluar kohë në organizata bamirësie dhe 2.2 miliardë kishin ndihmuar një të huaj në nevojë në muajt e kaluar.

Kompania analitike ka përpiluar përgjigjet pozitive të këtyre pyetjeve, për të kuptuar se sa angazhohen individët në secilin vend. Vendi ynë renditet i 72-ti nga 146 shtete dhe është cilësuar si një ndë rvendet që jep më pak për bamirësi. Rezultati i indeksit për botën në përgjithësi ishin 30 nga 100 të mundshme. Shqipëria paraqitet me pikë më të ulëta (26) se mesatarja rajonale dhe botërore.

Ndërsa rezultatet e vendeve të tjera varionin nga më të larta që ishte Indonezia dhe Australia (59), deri tek me e ulëta që ishte Jemeni (15), edhe pse Gallup ka treguar një qasje të fortë midis angazhimit të qytetarëve dhe të ardhurat për frymë, vendet me popullsinë më të angazhuar në aspektin civil në botë, nuk janë gjithmonë më të pasurit. Për shembull, Indonezia është një vend me të ardhura të mesme dhe kryeson listën.

Gjithashtu, nuk mund të përjashtohet fakti se disa nga vendet dhe territoret ku popullatatishin më pak të angazhuara në aktivitetet e bamirësisë, ishin pikërisht ata qëvazhdojnë të vuajnë nga problemet ekonomike dhe politike, si Jemeni, Palestina,Greqia. Raporti tregoi se në mbarëbotën, njerëzit kanë më shumë gjasa që të japin para se të kalojnë kohën dukei’u shërbyer njerëzve në nevojë.

Qëllimii këtij sondazhi ishte që të tregojë se ka shumë njerëz që përpiqen ta bëjnëbotën një vend më të mirë duke ofruar sado pak ndihmën e tyre. Por siç duket neshqiptarët nuk hyjmë tek ky grup.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...