“I dashur Babagjysh, dua një veshkë për vëllain”, letra që po përlot botën

Një vajzë e vogël ka shtruar një kërkesë kudrejt Babagjyshit që ka prekur këdo që e ka lexuar. Vogëlushja me emrin Kaitlyn, ka kërkuar si dhuratë për fundvit, vetëm një veshkë për vëllain e saj të sëmurë.

Një vogëlushe ka shlkruar një letër drejt Babagjyshit, ku i kërkon t’i realizojë vetëm një dëshirë. Vajza me emrin Kaitlyn ka kërkuar vetëm një veshkë për vëllain e saj të sëmurë.

Kjo kërkesë po bën xhiron e botës dhe i ka prekur të gjithë ata që e kanë lexuar. “Foxnews” shkruan se vajza e kishte lënë një zarf disa ditë më parë në dyqanin Loëe’s Home Improvement në Franklin të SHBA-së.

Sipas medias ndërkombëtare çdo vit mijëra fëmijë vijnë në këtë vend për të treguar “sa mirë e kanë kaluar vitin” dhe gjithashtu për të lënë dëshirat rreth dhuratave të reja për Babagjyshin. Mes letrave të shumta, ata gjetën një që tërhoqi vëmendjen.

“I dashur Babagjysh, disa mund të mos besojnë tek ju, por unë po. Një gjë që me të vërtetë dua për Krishtlindjen për vëllain tim të madh është një veshkë e re për transplantim. Ju lutem!”- shlkruante vajza e cila kishtë përdorur edhe lapsa me ngjyra mjaft të ndezura.

Në letër ishte shkruar vetëm emri: Kaitlyn, dhe asgjë tjetër. Në këtë mënyrë pronarët e dyqanit nxituan ta shpërndanin letrën e njohur në të gjitha mediat e mundhsme për të kërkuar vogëlushen, dhe për ta ndihmuar të realizonte dëshirën e saj gjithashtu.

“Gjëja e parë që ne u përpoqëm të bënim ishte mbikëqyrja e kamerave, për të gjetur prindërit e fëmijës, por nuk patëm fat,”- tha menaxheri i dyqanit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...