Studenti nga Shkodra: Qeveria dhe partitë e kanë frikë këtë lëvizje. Shqipëria shpëton vetëm me arsim cilësor

“Arsimi është në gjendje katastrofike aktualisht. Unë jam këtu si qytetar shqiptar, si një shtetas që kam lindur në këtë tokë dhe dua të protestoj për arsimin sepse e dua këtë vend dhe dua që vëllezërit dhe motrat e mia,

fëmijët e mi, nipërit dhe mbesat, të kenë një arsim cilësor, sepse me arsim cilësor kemi edhe një shoqëri cilësore”, shprehet Antonino Kiri, student i Universitetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës.

Sot, në ditën e 10-të të protestës së studentëve, Kiri thekson nëse një vend do të eci përpara, duhet të, mbështetet në dy shtylla kryesore.

“Për mendimin tim arsimi është e ardhmja e Shqipërisë. Janë dy shtylla kyçe që do e çojnë këtë vend përpara, arsimi dhe mjekësia”,

Studenti nga Shkodra gjithashtu është shprehur se Qeveria dhe të gjitha forcat politike në Shqipëri duan që t’i ulin vlerën universitetit publik, por forca e studentëve mund t’i kthejë ata mbrapsht.

“Qeveria dhe të gjitha forcat politike në Shqipëri duan që t’i ulin vlerën universitetit publik. Po i’u ul vlera universitetit publik, ata e kanë të sigurt rotacionin politik midis tyre. Asgjë nuk mund të ndryshojë, ata e kanë frikë këtë lëvizje sepse 50

mijë studentë që diplomohen çdo 3-4 vite nëpër universitete janë të aftë ta hedhin situatën politike të këtij vendi nga njëra anë në tjetrën”, thotë Antonino.

Ai ka dhënë edhe përshtypjen e tij për atmosferën e protestës dhe motivimin se përse vjen çdo dit me entuziazëm t’i bashkohet turmës së studentëve.

“Gjatë viteve të fakultetit, kam menduar gjithë kohës se jemi një brez i dështuar, një brez që nuk ka përjetuar asgjë interesante dhe këto ditë,

janë ndër ditët më të bukura të rinisë time, sigurisht ditët më të mira gjatë viteve në fakultet”, shprehet Antonino Kir

Politiko.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...