Një djalosh 6-vjeçar nuk e ka fshehur aspak gëzimin kur Babagjyshi e la që t’i prekte fytyrën.
Mateu Foster, i cili është i verbër dhe autik, u lumturua shumë kur më në fund mund të mësonte me anë të prekjes se si duket Plaku i Krishtlindjeve.
Përveç Babagjyshit, ai pati gjithashtu mundësinë që të përkëdhelte drerët fluturues.
Në një seri fotosh prekëse, Mateu duket teksa mundohet të shquajë detaje në fytyrën Plakut ndërsa u takuan për herë të parë në një “shpellë” të Krishtlindjeve në Teksas.
Vogëlushi Foster, e vizitoi Santa-n më 5 dhjetor pasi kishte kohë që i lutej nënës së tij, Misty Wolf, që ta çonte tek vendi ku ai ndodhej.