E kalonin natën në të ftohtë, dy të moshuarit tashmë kanë strehë dhe ushqim

Mbrëmjen e sotme, JOQ Albania solli rastin e një të moshuari të braktisur nga familja dhe i lënë në këto ditë të ftohta dimri, në mëshirë të fatit.

Menjëherë pasi rasti u bë publik përmes JOQ Live, reaguan disa punonjës të një qendre sociale, të cilët u ofruan të kujdeseshin për të, duke e dërguar në qendrën sociale në Shkozë.

Bashkë me Bedri Dinin, JOQ Albania bëri publik dhe rastin e një tjetër të moshuari, i cili endej rrugëve prej 15 vitesh.

Abaz Duka, 63-vjeç ishte i sëmurë në gjendje të rëndë dhe menjëherë pas publikimit, stafi i qendrës sociale u ofrua gjithashtu për t’i ardhur në ndihmë.

Gazetari i JOQ Albania ishte i pranishëm për të parë momentin e dërgimit të tyre drejt qendrës sociale, nga ku të moshuarit iu nënshtruan një vizite shëndetësore.

Duke filluar nga sonte, ata do të kenë tashmë një krevat ku mund të flenë dhe një vend ku mund të ushqehen.

Të gjithë mund të bëjmë nga pak për të ndihmuar njerëz në nevojë dhe sidomos në këto ditë të ftohta, e në prag festash.

JOQ Albania ju fton të sillni raste të ngjashme pranë redaksisë tonë, për të gjetur më pas zgjidhje për qytetarët në nevojë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...