Autoritetet suedeze e kanë shpallur Fidan Bejtën “Heroi i vitit 2018”. Akti i kosovarit është vlerësuar lartë nga autoritetet e vendit skandinav. Në fakt, Fidan Bejta ka bërë një akt trimërie.
Duke rrezikuar jetën e tij, ai ka shpëtuar disa fëmijë të lagjes nga një grua e cila i ndiqte me thikë. Siç raportohet, 29 vjeçari ishte duke i bërë gati rrobat që të shkonte të luante futboll. Në një moment, ai ka dëgjuar motrën e tij, që ishte në ballkon, duke bërtitur: “Është një grua me thikë”.
Fidani menjëherë ka vrapuar drejt saj. Nga ballkoni ai sheh se një grua e armatosur me një thikë të madhe po i ndiqte fëmijët në kopshtin e ndërtesës. Edhe djali i Fidanit ishte në grupin e shumë fëmijëve që rrezikoheshin.
Menjëherë, Fidani ka zbritur me vrap shkallëve dhe ka hyrë në zonën ku gruaja po i ndiqte nga pas fëmijët dhe disa gra me fëmijë në duar që iknin e fshiheshin prapa lodrave të fëmijëve. Ai udhëzon fëmijët nga të dalin. Ishin rreth 20 fëmijë