Porti lumor i Shkodrës, dhe ura Bunës

Në prill të vitit 1878 krijohet Lidhja e Prizrenit për mos copëtimin e trojeve të Shqipërisë, në të shkrihet Lidhja e Shkodrës e udhëhequr nga kryengritësit të Malsive përreth; dhe si komandantë të Ushtrisë Vullnetare qenë Hodo Sokoli, Prênk Bibë Doda, dhe anëtar i komisionit Shan Deda, por qeveria turke i zuri dhe i internoi në Azi të Vogël, Kastamun, ndër të cilët edhe Rrust

Marku i Dushit të Pukës. Lidhja e Prizrenit u quejt “Lufta e Miletit” (popullit). Shkodra bëhet një qendër e rëndësishme e lëvizjes kombëtare. Ushtritë e Shkodrës luftojnë për mbrojtjen e trojeve shqiptare të Plavës, Gucisë, Hotit, Grudës, Ulqinit dhe Tivarit. Fillon kështu një periudhe trazirash për qytetin, që pasqyrohet në rënien e shpejtë të numrit të popullsisë. Shkodra në vitin 1870

kishte 50.000 banorë. Në vitin 1875 fillon ndriçimi i rrugëve natën me llamba vajguri nga Bashkia e Shkodrës. Deputetët e parë shkodranë që u nisen në parlamentin turk në vitin 1877 janë: Jusuf Podgorica, Selim Gjyrezi, Ejll Paloka dhe Filip Risto Vuçkoviq. Në vitin 1878 ngrihet në Shkodër banda e parë muzikore e vendit. Po këtë vit hapet shkolla e Jezuitëve.

Themelohet në 1880 Muzeu i Jezuitëve, i cili ishte i ndarë në disa seksione me permbajtje shumë interesante e tepër të hershme. Në 1879 krijohet Kuvendi i Murgeshave Stigmatine në Shkodër. Themelimi i shkollës Stigmatine për vajza. 1882 Çelet Kolegja Serafike Françeskane. 1887 Krijohet Kuvendi i Françeskanëve te Arra e madhe. At Shtjefën

Gjeçovi, i cili mblodhi kodin zakonor gojor të maleve e e përpiloi Kanunin te Lekë Dukagjinit, themelon Muzeumin e Françeskanëve në vitin 1890. Sahati i Inglizit, objekt historik i periudhës së aristokracisë mesjetare, është ndërtuar me fondet e Lordit anglez Paget, i ardhuur ketu rreth çerekut të fundit të shek. XIX. Në vitin 1890 ndërtohet “Teatri i Kolegjit Saverian”. 1899 Imzot

Prenk Doçi, Abat i Mirditës themelon në Shkodër Shoqërinë Letrare “Bashkimi”[5]. 1889 Themelohet Kompania e “Zojës Rruzare” te Arra e Madhe. 1889 Krijohet shoqëria bamirëse “Rrethi i Shën Jozefit” në Kolegjën Saveriane. 1889 – Çelet spitali i Motrave të Mëshirës në Shkodër. 28.6.1897 Motrat Stigmatine çelin kopshtin për fëmijë të

vogjël me drekë, falas. 1902 Shkolla françeskane jep mësimet në gjuhën shqipe falë At Gjergj Fishtës. 1903 Me alfabet të Shoqërisë “Agimi” shtypen tekstet e shkollave fillore. 13.6.1904 Imzot Jak Serreqi krijon qelën e re famullitare në Serreq.

Qyteti me 1 qeshor 1905 përjeton ngjarje katastrofale nga tërmeti që shkaktoi dëme të mëdha, vdesin 159 vetë dhe plagosen 250 të tjerë. Lëkundjet e vazhdueshme do të zgjasin afro një vit. Lagjet e vjetra pothuajse u sheshuan, u përmbyten shumica e tokave. Por, ashtu siç dëshmon historia, Shkodra rilindi nga hiri i saj. 8.12.1905 Bekimi i Kishës Françeskane të Gjuhadolit. 1907 Themelohet azili i jetimëve nga motrat Saleziane në Shkodër; më vonë dhe i pleqve të vorfën. 1908

Vëllaznit e shkollave Schulbrüder hapin internatin për fëmijët e vorfën në Shkodër. Me 10 korrik 1908 u shpall Konstitucioni të Sulltan Hamitit dhe në Shkodër u bënë kremtime të mëdha duke kujtuar dhe shpresar se njimend u fitua njëfarë soj lirie, por nuk vonoi shumë dhe ia bëri Shefqet

Turgut Pasha, i cili çarmatosi, xuri dhe burgosi atdhetarë të vërtetë dhe dhunoi sidomos ndër malsinat nga shkeli këmba e tij shfarosëse, por i ndeshi sharra në gozhdë në Malësi të Madhe dhe në Dukagjin e u nda me faqe të zezë.

1908 Shkodra merr pjesë në Kongresin e Manastirit ku dërgohen të mëdhenjt e letrave shqipe dhe jo vetëm,: Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Dom Ndre Mjeda, Mati Logoreci, Hilë Mosi. 1909 Del në Shkodër

gazeta “Koha” “Bashkimi”. Kërkohet nga Shkodra njohja zyrtare e kombit, e arsimit të detyrueshëm, shërbimi ushtarak në vend, e një sundimtar i përgjithshëm shqiptar. Krijohet klubi “Gjuha Shqipe” në Shkodër. 24.7.1910 Xhavid Pasha me 20 taborre (batalione) vjen ta shtrojë Shkodrën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...