“Na kanë pushtuar fantazmat”, punonjësit e ministrisë shqiptare të frikësuar kërkojnë ndihmë nga policia

Punonjësit e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, pretendojnë se në objektin ku punojnë dëgjohen disa zëra, që vijnë nga fantazmat. Bëhet fjalë për ministrinë në Mitrovicë dhe rasti është denoncuar edhe në polici.

Sipas “Express”, zyrtarët kanë deklaruar se nuk kanë njësi që merret me fantazma dhe për pasojë nuk i japin dot zgjidhje. “E kemi pranuar një informacion të tillë prej sigurimit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, mirëpo, nuk ka ndërmarrë diçka pasi nuk është çështje që trajtohet nga policia,”- ka deklaruar zëdhënësi i rajonit në Mitrovicë, Avni Zahiti.

Dy javë më parë, punonjësit e sigurimit që ruajnë objektin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në këtë komunë lajmëruan policinë se kanë dëgjuar zëra dhe se po u humbasin shumë sende.

“I kemi dëgjuar disa zëra, po na vjedhin gjërat, po na humbin. Janë shfaqur shpirtrat e vde.kur, ose s’po e dimë as çka janë. Mund të thërrisni policinë ju tregojnë rastin më mire,”- shprehen punonjësit. Mediat kanë publikuar disa video ku pretendohet se ka fantazma por deri tashmë nuk mund të vërtetohet asgje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...