Chapeau professeur!

Nga dom Gjergj Meta
Profesor Tupen e kam njohur para do vitesh në një nga edicionet e Panairit të Librit. Sapo kishte dalë libri i tij “Dhembja që premton dashuri”, ku flet për përvojën e djalit të tij autik dhe më kishte bërë për vete, sikurse di të bëjë ai.

 

Librin e kisha lexuar me një frymë, edhe pse ai nuk është libër për çdolloj dhëmbësh, pasi do përtypur me kujdes. Aq më pak nuk është libër për mediokër. Në fund të këtij libri, ateisti Tupe, sikurse thotë ai për veten, bën një lutje që mund të hyjë shumë mirë në lutjet më të bukura të shkruara ndonjëherë. Vetëm kush e lexon atë lutje (që ia lë lexuesit kureshtar) dhe hyn sadopak në brendinë e saj do të kuptojë pse njerëz si profesor Tupe janë të aftë për virtytin madhor të empathisë.

 

Jemi takuar disa herë e shpesh bisedojmë në telefon, sepse ai kur përkthen dhe has fjalë që nuk janë të profilit të tij, nuk e ka problem të pyesë se si i thonë në shqip një termi fetar fjala vjen. Profesori është edhe nga ata që pyet, kur nuk di. Pikërisht për këtë, ndoshta ka mbetur vetëm profesor.

Kur lexova sot në media se ai ishte proceduar për prishje të rendit publik, pasi kishte shkuar me studentët te Zogu i Zi mbrëmë, u ndjeva i befasuar. Profesor Tupja nuk ka imunitet, ashtu sikurse as unë e pjesa më e madhe e njerëzve, sepse nuk jemi të zgjedhur në parlament. Por, ai ka njëlloj imuniteti që nuk ia jep ligji. Ia jep aftësia, natyra, Zoti, vërini çfarë emri të doni, për të qenë në momentin e duhur në krahun e duhur, si rrjedhojë e empathisë.

 

Mondi është nga ata njerëz, të cilëve rinia do t’u largohet me frymën e fundit të jetës. Unë e di se ai nuk do të përfundojë në burg për këtë gjë, por do të përfundojë në regjistrin e të hetuarve. Një gjë e tillë për një person si profesor Tupja do të ishte e pakuptimtë, madje do ta bënte qesharak çdokënd që do të firmoste një hetim të mundshëm.

 

Një njeri që ka empathi, nuk është i dhunshëm, nuk bën dëm, nuk pengon, nuk prish, nuk është i aftë të bëjë keq.
Profesor Tupja nuk ka nevojë për mbrojtjen time me shumë siguri, por kemi ne nevojë, shoqëria jonë, për njerëz si profesor Tupja.

 

Ndonjë jurist ndoshta do të thotë “lex dura sed lex” (ligji është ligj edhe pse i rreptë), por unë do t’i thoja “summum jus summa injuria” (drejtësia më e madhe është padrejtësia më e madhe).

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...