Mario Mitaj, lojtari nga Vermoshi që është kapiten tek Akademia e AEK Athinë

Gjeografia e futbollistëve shqiptarë nëpër skuadra të tjera nëpër Europë është shumë e shtrirë. Fëmijët e emigrantëve shqiptarë që kanë lindur në vende të tjera, tashmë po rriten dhe gradualisht do të mbushin edhe rradhët e kombëtares kuqezi. Madje kanë filluar ta bëjnë këtë gjë duke luajtur fillimisht me ekipet kombëtare të moshave.

 

 

Një prej tyre është edhe Mario Mitaj, një 15 vjeçar i lindur në Athinë të Greqisë por është me orgjinë nga Vermoshi. Aty ku ende edhe sot jeton gjyshi i tij- Vaseli. Por i ati i Marios, Lini, vendosi të emigrojë pas viteve ’90 në shtetin fqinj, aty ku i ka lindur edhe i biri- Mario, më 6 gusht të vitit 2003.

 

 

E rregjistron të birin në futboll në një ekip të lagjes ku jetonte, pikërisht tek “Elefterupul” atëherë kur ai ishte vetëm gjashtë vjeç. Dy vjet më vonë, e kalon tek një skuadër tjetër “Nea Jonia” por aty e lë vetëm një vit dhe e kthen sërish tek “Elefterupul”.

 

 

Tek ky ekip qëndron edhe dy vjet të tjera, por gjithmonë duke luajtur jo me moshën e vet por me ekipe me moshë më të madhe ngaqë trajnerët besonin në aftësitë e këtij lojtari. Madje, Mario ishte edhe golashënuesi më i mirë i skuadrës. Në një turne të zhvilluar në vitin 2014, e kanë parë trajnerët e Akademisë së AEK që e kanë ftuar menjëherë ta provojnë në ekipet e tyre dhe në shtator të këtij viti zyrtarisht ka kaluar tek AEK.

 

 

Që prej atij viti luan rregullisht dhe madje, me të gjitha grupmoshat ku ka qenë i federuar, ka luajtur minutat më të shumta në të gjithë skuadrën. Madje, në tre vitet e fundit është një ndër tre kapitenët e skuadrës. Aktualisht aktivizohet me ekipin U-16 të Akademisë së AEK Athinë dhe vetëm pak ditë më parë ka qenë në Hollandë, në një turne të zhvilluar atje.

 

 

Ai është zhvilluar nga datat 1-4 dhjetor dhe Mario Mitaj ka spikatur me paraqitjet e tij, aq sa shumë menaxherë që i kanë ndjekur ndeshjet, kanë filluar interesimin dhe madje kanë bërë edhe ofertat e para për të kaluar në klube të tjera të Europës.

 

 

Për momentin, familjarët e Marios janë të mendimit se ai duhet të vazhdojë të luajë me AEK por nëse vjen një ofertë e mirë, edhe mund të largohen nga Greqia. Mitaj është mëngjerash dhe luan në disa pozicione në fushë. Duke filluar nga ai i qendërmbrojtësit të majtë, apo dhe atë të mbrojtësit të majtë, por shpeshherë edhe si sulmuesi i majtë. Pra, një futbollist që mund të luajë kudo në linjën e majtë.

 

 

Kombëtarja U17
Në dy grumbullimet e fundit të Kombëtares U17 të Shqipërisë, Mario është ftuar nga trajneri Mustedanagiç, madje në ndeshjet eliminatore që u zhvilluan në muajin tetor, ka qenë edhe autor i golit të fitores në ndeshjen e fundit ndaj Azerbajxhanit. Ndonëse ndër më të rinjtë në moshë, trajneri i kombëtares kuqezi ia besoi Mitajt gjuajtjen e 11-metërshit dhe ai nuk e zhgënjeu.

 

 

Me një qetësi absolute, ai është treguar i saktë duke e dërguar topin në rrjetë. Konsiderohet një element shumë i rëndësishëm për të ardhmen e kësaj kombëtareje, por edhe të tjerave në vazhdim. Megjithatë duhet thënë se pak kohë më parë edhe kombëtarja greke i ka bërë dy herë ftesë për të qenë pjesë e saj por dëshira e Marios dhe e familjes së tij ka qenë për të luajtur me Shqipërinë.

 

 

Karriera
Mënyra si e ka nisur deri më tani karrierën, tregon se kemi të bëjmë me një element me shumë perspektivë. Për më tepër që luan në linjën e majtë, aty ku kombëtarja shqiptare mund të ketë nevojë për një lojtar cilësor. Megjithatë është ende herët të flasim për më tej. Mario është vetëm 15 vjeç dhe prioriteti i tij për momentin është të vazhdojë të spikasë tek AEK sepse vetëm kështu mund t’i hapen dyert e karrierës së mëtejshme.

 

Gjergj KOLA

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...