LARGOHET BEQIRI, OSJA ZV/TRAJNERI I RI I VLLAZNISË

Ajo qe pritej prej ditesh, eshte konfirmuar diten e sotme. Elvin Beqiri nuk do te jete me zevendestrajner i ekipit te pare te Vllaznise. Emerimi i tij pak kohe me pare ne postin e trajnerit te ekipit kombetar U17, e ka bere te pamundur vazhdimin e tij te punes tek kuqeblute.

 

 

Drejtuesit e klubit shkodran nga dita e sotme e kane zevendesuar me nje tjeter emer te shquar te historise se Vllaznise, me Safet Osjen.

 

 

Ish- mesfushori i njohur do te nise pasdite punen perkrah trajnerit Hasan Lika. Nje gje e tille eshte konfirmuar nga vete klubi kuqeblu permes faqes se tij zyrtare ku shkruan:

 

 

“Emërimi i Elvin Beqirit në postin e trajnerit të ekipit kombëtar U17, ia ka bërë të pamundur vazhdimin e punës si zëvendëstrajner i ekipit të parë të Vllaznisë.

 

 

Për këtë arsye, ai ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë.
Drejtuesit e klubit, në bashkëpunim edhe me trajnerin Hasan Lika kanë vendosur që në vend të tij të emërojnë një tjetër emër shumë të njohur të futbollit shkodran dhe atij shqiptar. Bëhet fjalë për ish- futbollistin e njohur të Vllaznisë Safet Osja.

 

 

Nga pasditja e sotme, ai do të nisë punën me ekipin. KF Vllaznia i uron suksese në detyrën e tij të re Safet Osjes duke shpresuar që të gjithë sëbashku të arrijmë objektivin që kemi: Ngjitjen në Superligë!”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Digjet një shtëpi në lagjen “Skënderbeg”, shpëton e moshuara 90-vjeçare

Një shtëpi është përfshirë nga flakët rreth orës 02:00...

Marjan Ndershtiqaj: Strukturat e PS në ZAZ2, familja ime e dytë

Marjan Ndershtiqaj ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë...

AKU Shkodër bllokon vezë të pasigurta/Haderi: U gjobitën 2 subjekte

Pas marrjes së informacionit për një alert në lidhje...