Pse më parë, djemtë në moshën e burrërisë mbanin vath në vesh?!

Në shoqërinë tradicionale shqiptare, shumica e nënave lindnin shumë fëmijë. Por, kryesisht si rrjedhojë e varfërisë ekonomike, e kulturës shëndetësore dhe e përkujdesit mjekësor krejt të pamjaftueshëm, vdekshmëria foshnjore ishte shumë e lartë.

Sipas përllogaritjeve të përafërta, gjatë fazës së fundit të kësaj shoqërie, vdekshmëria e foshnjave ishte 20-30%, ndërkohë që jetëgjatësia mesatare e popullsisë nuk i kalonte të 38 vjetët.

Vdekshmëria foshnjore ishte më e lartë sidomos në zonat e thella malore dhe në ato moçalore. Ndodhte shpesh që mjaft çifte bashkëshortësh u jetonin vajzat, por djemtë u vdi.snin të mitur.

Sipas një bestytnie mjaft të përhapur pothuajse në të gjithë shoqërinë shqiptare, me qëllim që të mos vdi.ste si vëllai apo vëllezërit pasardhës, por të jetonte si motra apo motrat, djalit të sapolindur i vihej një vath argjendi ose ari, vartësisht nga niveli ekonomik i familjes.

Si rregull, një vath i tillë mbahej nga djali me vëllezër parardhës fatkeqë derisa kalonte moshën kritike, gjatë së cilës jeta e tij konsiderohej më e rrezikuar nga forcat e mbinatyrshme.

Përgjithësisht, vathi fatsjellës mbahej deri në fillim të moshës së adoleshencës, deri ne çastin që djali bëhej i aftë të përdorte armën.

Kësisoj, vathi në veshin e djalit ose veshi i shpuar i tij në moshën e burrërisë simbolikisht shenjonte vetëm faktin se atij i kishin vd.ekur një ose disa vëllezër parardhës.

Ndërsa në disa kultura perëndimore të vendeve më të urbanizuara, vathi në veshin e djathtë të mashkullit e shenjon atë si homosek.sual.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...