Ëmbëlsirat për gëzime, hallva për hidhërime, po ashurja?

Ne duhet të kuptojmë se në shoqëri të ndryshme, tradicionalisht edhe në ditët tona, disa lloje ëmbëlsirash nuk përkujtojnë ngjarje të gëzuara, por situata tragj.ike.

Për shembull, ashurja është një ëmbëlsirë shumë e shijshme dhe me vlera ushqyese. Përgjithësisht muslimanët, sidomos bektashinjtë, i kushtojnë vëmendje të veçantë përgatitjes së kësaj ëmbëlsire.

Në traditën disamijëravjeçare të shumicës së popujve të botës, ëmbëlsirat janë elementi kryesor i menusë së banketit të ngjarjeve të gëzuara në jetën e njerëzve si lindja e fëmijëve, fejesat, martesat etj.

Ndryshe nga kjo traditë e mirëkonsoliduar, ëmbëlsira e ashures përkujton luftën e shumëanshme, deri në vetësakrifikim të Imam H….., e të pasuesve të tij më të devotshëm në Qerbela.

Kësisoj, ndryshe nga shumë ëmbëlsira të tjera që simbolikisht shënjojnë dhe përkujtojnë gëzime të shumëllojshme, në jetën e përditshme të njerëzve, ashurja u kujton çdo vit shumë muslimanëve, veçanërisht bektashinjve, të përforcojnë frymën altruiste deri në vetëmohim, për të përparuar shoqërinë në dritën e mësimeve kuranike.

Edhe hallva si ëmbëlsirë e thjeshtë, serviret në drekën mortore pas varrimit të të ndjerit dhe “funksionon” simbolikisht si ëmbëlsirë që nderon të ndjerin në ceremoninë përkujtimore, të cilat mund të zhvillohen në ditë të caktuara në mjedise familjare, në lokale ose dhe në varreza, ku prehet ai që përkujtohet.

Në këtë material do të gjeni disa informacione interesante të cilat nuk kanë lidhje me ëmbëlsirat, por që lidhen me shumëllojshmëri gjërash, të cilat kanë ngjashmëri dhe pangjashmëri të përshkallzuara. Për shembull ëndrrat.

Përvoja jetësore tregon se të gjithë njerëzit normal, sidomos që nga fillimet e adoleshencës e deri në fund të jetës, shohin ëndrra të shumëllojshme që kanë të bëjnë me preukopimet e jetës së përditshme, me marrëdhëniet individuale dhe me përjetimet emocionale. Duke analizuar raportet komplekse ndërmjet ëndrrave dhe botës shoqërore të njerëzve.

Erich Fromm ka shkruar: “Imazhi që shohim në ëndërr është simboli i diçkaje që kemi ndjer”. Kësisoj, edhe përmes botës së ëndrrave, njerëzit komunikojnë, si të thuash, me demonët e simboleve.

Studiues të fushave të ndryshme si kulturologë, psikologë, sociologë, semiologë etj, kanë studiuar me përparësi edhe problematikën komplekse të raporteve ndërmjet simboleve kulturore dhe objekteve, dukurive e proceseve socialkulturore që ata përfaqësojnë.

Larg ngjashmërive

Mund të mos ketë kurrëfarë ngjashmërie ndërmjet shenjës grafike dhe objektit që simbolikisht ajo përfaqëson. Kimistët kanë vërejtur se formula kimike nuk ka kurrëfarë ngjashmërie me komponentin kimik që përfaqëson. Për shembull formula C8 H10 N4 O2 H2O, është formula e kafeinës.

Shumë njerëz e dinë që kafeina ndër të tjera ndodhet në kafe. Por, ndërmjet kësaj formule dhe kafeinës nuk ka asgjë të ngjashme. Duke qenë se ndodhet në kafe, njerëzit mund të mendojnë se ajo ka si lëndë një ngjyrë kafe, por kimistët kanë zbuluar se kafeina është lëndë kristalore pa ngjyrë ose me ngjyrë të bardhë.

Studiuesit mendojnë se shumica e fjalëve simbolike nuk kanë lidhje ngjashmërie me objektin që ato përfaqësojnë. Erich Fromm ka shkruar: “Çlidhje ekziston midis fjalës tryezë dhe objektit tryezë? A kanë ato ndonjë marrëdhënie me njëra tjetrën”? Sigurisht që jo.

Shkaku i vetëm që kjo fjalë simbolizon këtë objekt, është se ky objekt i veçantë është pranuar që të quhet i tillë. Është pranuar në mënyrë arbitrare. Simbole të tillë janë karakterizuar si simbole konvencionale.

Ka edhe fjalë të cilat në një farë mënyre kanë ngjashmëri apo lidhje me objektin apo dukurinë që ato përfaqësojnë. Për këtë gjë mjafton t’i referohemi fjalës kalkulim, e cila do të shqiptohej njehsim ose përllogaritje. Fjala kalkulim vjen nga fjala latine ‘calculus’ që do të thotë gur.

Edhe njerëzit e mirëshkolluar të ditëve tona përgjithësisht e kanë të vështirë ose të pamundur të përfytyrojnë lidhjet ndërmjet fjalës njehsim dhe gurit. Por, po të kthehemi thellë, shumë vite më parë në historinë e shoqërisë njerëzore, do zbulojmë lidhje të tilla.

Në fazën e hershme të zhvillimit të dijeve matematikore, kur njerëzit nuk ishin ende të aftë të përdornin konceptin abstrakt të numrit, përdornin gurët e vegjël ose guriçkat për të shënuar objektet në procesin e numërimit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...