28 vjet pa tregimtarin më të madh të të gjitha kohërave

Si sot, 28 vjet më parë do të shuhej në moshën 74 vjeçare tregimtari më i madh i të gjitha kohërave, njeriu me imagjinatë të jashtëzakonshme, krijuesi i qindra personazheve shumë

të dashur për fëmijë, autor i shumë librave, disa prej të cilëve lidhen në saga, britaniku Roald Dahl. Me një jetë të ngjeshur, Dahl ja doli që krah Disenyt, të bëhej një prej krijuesve më të dashur ndër fëmijë.

Përsonazhe si Matilda, Lavender, Sofia, Çarli Buket e të tjerë, për dekada me radhë kanë qenë miqtë më të mirë të fëmijëve britanikë dhe evropianë e tanimë, falë botimeve “Çabej”, edhe të fëmijëve shqiptarë.

Historitë e librave ku jetojnë këto personazhe, Dahl i jep kryesisht nga pikëpamja e vetë fëmijëve. Në to synohet të arrihet “triumfi i fëmijëve” të cilët në fillim mund të mos jenë si gjithë të tjerët për shkak të peshës, syzeve e të tjera.

Sipas kritikes së njohur për fëmijë Amanda Craig, “Dahl ishte i qartë se vetëm e mira, e reja dhe e këndshmja mund të triumfojnë mbi të vjetrën, babëzinë dhe të keqen.”

Në letërsinë për fëmijë, Roald Dahl solli disa risi të pamenduara deri atëherë, mes të cilave është trajtimi i problemve që një njeri kalon në fëmijëri. Kështu, ndër librat e tij gjejmë personazhe vërtetë të shëndoshë si Augustus Glop, Bruce Bogtroter apo Bruno Xhenkins.

Dëshira më e madhe e Roald Dahl ishte të udhëtonte e prandaj, ai la vitet e fundit të shkollës dhe udhëtoi fillimisht në Kanada e më pas në Afrikën e Jugut ku punoi në disa kompani vendase në përpunimin e mineraleve.

Përveç letërsisë për fëmijë, për të cilën mori shumë çmime kombëtarë dhe ndërkombëtarë, Dahl ishte edhe një skenarist i zoti. Falë aftësive të jashtëzakonshme, ja doli të adaptonte me sukses disa novela në skenare filmash, ku më i njohuri është “Willi Wonka dhe Fabrika e Çokollatave” me aktorë si Wilder, Albertson e të tjerë.

Letërsia e Dahl është plot imagjinatë, ajo nxit fëmijën të kuptojë atë që e rrethon dhe të dallojë saktë çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe; e mëson të përballet me disa situata jonormale dhe e udhëheq në fëmijëri drejt synimit për të qenë njëkohësisht fëmijë që ndonëse bën prapësi, është i mirë.

Të gjithë prindërit duhet të kujdesen që fëmijët e tyre të mos e kalojnë periudhën e parë të jetës larg librit, sepse, sikurse thotë një shprehje, “Një fëmijë që sot lexon është një i rritur që nesër mendon!”

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...