SIGUROHEN 50 MIJË EURO PËR KURIMIN E MUSA BACULIT

Është siguruar fondi perj 50 mijë eurosh që i nevojiten Musa Baculit, 15 vjeçarit nga qyteti i Shkodrës që rrezikoi të mbytej në liqenin e Shkodrës, 5 muaj më parë.

 

 

Prej 3 muajsh ai ka qenë i shtruar në reanimacion në Spitalin Rajonal të Shkodrës duke pritur që të shkojë në spitalin e Genovas në Itali për mjekim të specializuar.

 

 

Pas sensibilizimit në media hoxha i njohur Elvis Naçi përmes emisionit të tij “Shqiptarët për Shqiptarët” mori përsipër këtë rast duke arritur që të mbledhë 50 mijë euro të dhuruara nga shqiptarë që jetojnë brenda dhe jashtë vendit. Afërdita Baculi, nëna e Musasë, shprehet falenderuese ndaj të gjithë kontribuesve.

 

 

Ditën e sotme Musa Baculi do të niset për në spitalin e Genova-s në Itali ku do të qëndrojë për një periudhë kohore të paktën 3-mujore nën kujdesin e mjekëve. Nëna e Musasë tregon se djali i saj këto kohë ka njohur përmirësime.

 

 

Musa Baculi do të transportohet drejt qytetit të Gjenovas në Itali, për të bërë terapi intensive me shpresën se situata shëndetësore e tij do të përmirësohet. Historia e Musait preku shumë njerëz të cilët shprehën mbështetjen dhe ofruan ndihmë për 15 vjeçarin që rrezikoi të mbytej 5 muaj më parë në liqenin e Shkodrës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...