KUSH PO E DËMTON LUMIN KIR!

Në fshatin Kuç të njësisë Gur i Zi inertet dhe mbeturinat janë prezente që në hyrje.

 

 

Dora e fshehtë e personave të papërgjegjshëm ka bërë që kjo situatë të agravojë deri në këtë gjendje.Inertet grumbullohen në këtë zonë e cila ndodhet në brigjet e lumit Kir.

 

 

Por këto mbetje kur grumbullohen përfundojnë t gjitha në lum duke bërë bërë që Kiri të devijojë rrjedhën e tij cka vë në rrezik vetë këto banorë të cilët , nga njëra anë kërkojnë marrjen e masave antipërmbytje e nga ana tjetër janë vetë ata që shkaktojnë këtë skandal mjedisor .

 

 

E gjithë kjo vjen si pasojë e mungesës së një vend-grumbullimi të materialeve inerte.Gjendja paraqitet kritike, ndërsa institucionet përgjegjëse janë dorëzuar përballë këtij fenomeni.

 

 

 

 

Në jo pak raste ka patur edhe premtime se të gjithë ata që do të guxojnë të hedhin inerte në shtratin e Kirit do të përballen me forcën e ligjit, megjithatë, siç mund t’a shohim edhe përmes pamjeve tona, kjo gjë vijon të jetë prezente .

 

 

Në fillim inertet u shfaqën në afërsi të Varrezave të Dëshmorëvë ndërkohë që fenomeni po merre përmasa gjigande, ku këto inerte kohët e fundit po hidhen edhe në fshatin Kuc. Në të njëjtën kohë nuk dihet ende se deri kur kjo situatë e papranueshme do të vijojë të jetë në këtë gjendje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...