BAMIRËSIA PËR FËMIJËT E SËMURË MBLEDH 20 MIJË BABAGJYSHË PARA SPITALIT

Sigurisht që aty ku ka nevojë për shumë ndihmë, duhet vërtet prania e Babagjyshit!

 

 

Por këtë radhë nuk ka ardhur një, por plot 20 mijë mjekra të bardha me kapuçë dhe kostume të kuqe janë mbledhur para spitalit për eventin e përvitshëm të Babagjyshërve të Vitit të Ri.

 

 

Kjo bamirësi është organizuar nga “Forma Onlus” për fëmijët e spitalit “Regina Margherita” në Torino, për të grumbulluar 500 mijë euro për financimin e përmirësimit të procedurës së rezonancës magnetike të spitalit.

 

 

“Jemi veshur kështu për t’i sjellë buzëqeshjen këtyre fëmijëve, edhe pse heronjtë janë vet ata!”-shprehet një prej vullnetarëve. Ndërkohë, kryetarja e bashkisë së qytetit të Torinos, Chiara Appedino tha se kjo iniciativë tregon se ky është një qytet i bashkuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Erdogan: Izraeli po sillet si organizatë, jo si shtet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të mërkurën...