‘’Shqipëri o nëna ime”, Aleanca Kuqezi sfidon ekstremistët grekë. Marshim në Gjirokastër me simbolet kombëtare (Video)

Qindra anëtarë të Aleancës Kuqezi dhe jo vetëm janë nisur sot në drejtim të Gjirokastrës për të marshuar drejt konsullatës greke, për të kërkuar llogari për 7 shqiptarët e vrarë vetëm në dy muajt e fundit në shtetin helen.

Me flamujt kuqezi dhe me tingujt e këngës himn ‘’Shqipëri o nëna ime”, aktivistët po hedhin valle pranë memorialit të Çerçiz Topullit.

‘’Sot ne marim pjesë në këtë protestë për të kujtuar viktimat shqiptare në Greqi, që janë vrarë padrejtësisht edhe pse kanë qenë të pafajshëm”, shprehet një prej pjesëmarrësve në protestë.

Kjo qëndresë e tyre vjen në një ditë kur në Lazarat kanë mbërritur mjaft shtetas grekë në nderim të Konstantinois Katsifas, i vrarë në 31 Tetor nga forcat RENEA.

Aktisistët e AK-së kanë deklaruar se mund të kenë një marshim me këmbë në drejtim të Bularatit, po kjo mbetet për tu parë në orët në vijim.

Pikërisht për të shmangur çdo agravim të situatës sot në Gjirokastër janë të pranishëm qindra efektivë të antiterrorit dhe të FNSH-së.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shkodra priti ndërrimin e viteve në shesh me spektakël si asnjë qytet tjetër

Qytetarët pritën Vitin e Ri në shesh me një...

Qeveria shqiptare akordon pension të posaçëm për prof. Zef Çobën

Akordimi i pensionit të posaçëm nga qeveria shqiptare për...

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...