Nuk është protestë për batanije, por rrebelim kundër kastës politiko-financiare 28 vjeçare

Opinion nga Mentor Kikia

Kush mendon se këta të rinj janë në rrugë për 5-mijë lekëshat e provimit bartës, gabohet. Nuk janë as për batanijet e konviktit apo tarifën e studimit. Padyshim që ata u ngritën për këto kushte, por revolta e tyre është shumë më shumë se sa kaq.

Ata janë aty të rrebeluar kundër qeverisë së sotme, kundër qeverisë së djeshme dhe kundër të gjithë atyre që kanë qeverisur e janë përgjegjës për shkatërrimin e shpresës së tyre. Ata nuk kanë një kauzë politike, por kauza e tyre është kundër kastës politiko-financiare.

Ata janë revoltuar kundër oligarkisë ekonomiko-politike të koncensioneve, që pasurohet me paratë e taksave tona, dhe financon më pas politikën për të ricikluar pushtetin dhe vjedhjen, sipas parimit P(ushtet)-P(ara)-P(ushtet).

Ata janë revoltuar kundër ministrave e politikaneve të korruptuar, që me një tender zhvasin 20 milion Euro. Ata janë revoltuar kundër gjykatësve dhe prokurorëve që shesin ligjin dhe drejtësinë si të ishte plaçkë tregu. Ata janë revoltuar kundër pedagogëve të tyre që i nxisin të mos mësojnë, duke e shkëmbyer notën kaluese me 100 Euro.

Të gjithë këta nuk i kanë fëmijët në këtë protestë sot. Sepse i kanë në universitetet e Vjenës, Parisit apo Londrës. Fëmijët e tyre nuk janë në rrugë sot, pasi hallin më të madh këtë fundvit kanë se ku do ti kalojnë krishtlidjet dhe vitin e ri.

Fëmijët e tyre nuk janë në rrugë, sepse ata për ditëlindje nuk marrin thjeshtë një urim, por marrin makina luksoze e apartamente si dhuratë. Aty janë edhe fëmijët e mi! Sepse unë nuk kam mundësi ti shkolloj gjetkë. Por, unë po i nxis ata të punojnë këtu, të mos marrin arratinë.

Unë për veten nuk kam më shpresë. U lodha duke shpresuar. Kam qenë në moshën e tyre në 1990 kur protestonim dhe shpresonim. Tani nuk kam më fuqi të jem optimist për veten. Por për fëmijët unë do të godas jo me vezë, por me gurë, po të jetë nevoja. Nuk mund të pranoj që bastardët tua vjedhin shpresën edhe atyre. Kjo nuk është një çështje politike, ideologjike apo parimore.

Jo, është thjeshtë çështje personale. Dhe kështu duhet të jetë për çdo prind.
Në emër të mbështetjes së studentëve, ju ftoj ta shpërndani këtë postim!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...