Lindita Nikolla jep dorëheqjen, Rama i kërkon të qëndrojë, nis shkërmoqja e qeverisë

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla mësohet se i ka paraqitur mëngjesin e sotëm dorëheqjes kryeministrit Edi Rama me shpresën për të shuar protestën e fuqishme të studentëve, e cila tashmë rrezikon të marrë përpara qeverinë si një ortek i pandalshëm.

E cilësuar si ministrja më e paaftë në historinë e arsimit në Shqipëri, por që ka mbijetuar për shkak të zbatimit me verbëri të urdhrave të Ramës për shkatërrimin e arsimit, i ka kërkuar pak më parë Ramës që të japë dorëheqjen. Sipas burimeve,

Nikolla i ka pohuar kryeministrit se nuk e përballon dotmë presionin e protestës në rritje.

Dorëheqja e Nikollës nuk është pranuar nga Rama, pasi një gjë e tillë mund ta nxisë më shumë protestën deri në rrëzimin e qeverisë. Sipas burimeve të besueshme, Rama i ka kërkuar ministres që të qëndrojë edhe pak, pasi ka nisur pazaret për të shuar protestën. Rama ka pohuar se do t’i

pranojë të katër kërkesat e studentëve, ndërsa ka hedhur hajdutët e partisë për të përçarë protestën e studentëve. Megjithatë, revolta ka filluar dhe nuk dihet se si do të përfundojë. Rama është gati të

plotësojë çdo kërkesë. Por, studentët do të kërkojnë më pas largimin e Nikollës. Kur edhe Nikolla të largohet, studentët do të kërkojnë edhe largimin e Ramës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...