Vllaznia e meshkujve merr fitoren e nëntë rradhazi, e bën “9×9”. Të parën në kupë

Pas tetë sukseseve rradhazi në kampionat që u shoqërua më pas me shpalljen “kampione e dimrit”, Vllaznia në volejboll për meshkuj ka arritur të sigurojë edhe fitoren e nëntë. Këtë herë në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

Ajo ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Elbasanit, në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit “Tomor Sinani” të Elbasanit.

Kuqebluve të trajnerit Kraja nuk i është dashur shumë mund për të siguruar këtë sukses të rradhës. Seti i parë dhe i dytë janë fituar me shifrat 25-14 ndërkohë që në të tretin Elbasani ka arritur të shënojë deri 18 pikë por asgjë më shumë sepse Vllaznia e ka fituar edhe atë dhe kësisoj krejt ndeshjen me rezultat të pastër.

E rëndësishme është se seria e fitoreve ka vijuar dhe pritet të shkojë më tej edhe nesër kur do të luajnë ndeshjen e rradhës me Skënderbeun, ndërsa pasnesër ndeshen me Partizanin.

Bashkë me këto tre skuadra shkodranët janë në grup dhe përveç fitores së sotme, kuqebluve u duhet të mundin edhe të paktën një skuadër tjetër, për t’u kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Erdogan: Izraeli po sillet si organizatë, jo si shtet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të mërkurën...