Tifozët e Vllaznisë reagojnë kundër Xhemalajt: Sa ka Erzeni tifoza, shkodranët çojnë krushq në dasma!

Një ditë më parë një nga lojtarët e Erzenit, pikërisht Orian Xhemalaj që konsiderohet edhe si idhulli i tifozërisë së kësaj skuadre, dha një intervistë ku deklaronte ndër të tjera se “ky është sezoni i Erzenit sepse tifozët tanë janë më të shumtë edhe se ata të Vllaznisë”. Kaq ka mjaftuar që në Shkodër tifozët kuqeblu “të shpërthejnë” ndaj tij.

Shumë prej tyre i kanë kujtuar Xhemalajt një shprehje që pat përdorur Ferid Borshi vite më parë dhe prandaj janë shprehur: “Aq tifoza sa ka Erzeni, shkodranët çojnë krushq nëpër dasma”.

Të tjera komente i bënin thirrje shijakasve të krahasoheshin me Adën e Veleçikun, por kurrsesi me Vllazninë. “Me ne kanë të drejtë të ndihen të barabartë vetëm tre ekipe në Shqipëri: Tirana, Partizani dhe Dinamo”- thotë një tjetër tifoz në komentin e tij në shkrimin e shkodrasport.com.

Nuk ka munguar as humori në disa komente të tjera. “Sa ka popullsi Shijaku, ne i kemi tifoza veç tek ekipi U13”-shkruhet në një tjetër koment. Për të vazhduar me një tjetër ku shkruhet: “Ne kemi futbollista sa ka Shijaku tifoza”.

Megjithatë Erzeni deri më tani konsiderohet rivali kryesor i Vllaznisë dhe e vetmja që mund ta pengojë në rrugën e saj drejt rikthimit në Superligë. Ditët e fundit po flitet për ardhjen e një presidenti të ri në krye të shijakasve, por kjo nuk “i tremb” shkodranët që duken të vendosur për arritjen e objektivit të tyre.

© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...