8 Dhjetori, Dita e Rinisë, 28 vjet nga protestat studentore kundër regjimit komunist, ja axhenda e festimeve

Sot më 8 Dhjetor, festohet Dita e Rinisë, pasi 24 vjet më parë, studentët protestuan kundër regjimit komunist. Kjo datë, përkujtohet dhe festohet si festë kombëtare, kjo në nder të gjithë studenteve të

Dhjetorit më 1990, të cilët së bashku me pedagogët e Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë të kthesës së madhe historike, që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës, integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

Akti i tyre i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetë-izolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.

Dita Kombëtare e Rinisë, u caktua si e tillë nga Kuvendi i Shqipërisë më 8 dhjetor të vitit 2009, për të kujtuar lëvizjen e studentëve në dhjetorit e vitin 1990, e cila ishte pikënisja e rrëzimit të regjimit komunist.

Data 8 Dhjetor i vitit 1990, kjo datë historike, do të mbetet në memorien e shqiptarët si prelud i ndryshimit të sistemit shoqëror në Shqipëri, nga komunizmi njëpartiak në demokraci pluraliste.

Roli i 8 dhjetorit dhe ai i dr Sali Berishes, kurrsesi nuk mund te kuptohen ten dare mes tyre, pasi kur themi 8 dhjetori, nënkuptojmë edhe rolin e tij por edhe të mjaft intelektualeve te tjerë në ndryshimin e madh.Dhjetori i vitit ’90 vendosi në axhendën e shqiptareve ballafaqimin.

Dhjetoristët dhe gjithë populli shqiptar, në këtë ditë historike, nderojnë kujtimin e Liderit të Lëvizjes Studentore, Azem Hajdari, i cili u vra më 12 Shtator 1998 nga socialkomunistët që u rikthyen në pushtet nëpërmjet rebelimit mafiozo-komunist të ’97-ës.

Rrugën për fitoren e demokracisë e të pluralizmit shqiptar, rinia studentore e nisi 19 vjet më parë nga ai vend që sot quhet Sheshi “Demokracia”, në krye të së cilës ishte tribuni Azem Hajdari.

Studentët e udhëhequr nga Azemi mbushën rrugët e Tiranës, sheshet dhe shpirtrat e shqiptarëve me dritën e lirisë. Në dhjetor të vitit 1990, Shqipëria ishte i vetmi shtet totalitar policor në Europë. Në atë kohë të acartë, kur bisha komuniste ishte në përpëlitjet e fundit, barra e përplasjes me regjimin më gjakatar që kishte njohur njerëzimi ra mbi studentët e universiteteve të Tiranës dhe të qendrave të tjera të arsimit të lartë në Korçë, Shkodër, Elbasan e në Gjirokastër.

Në periudhën ndërmjet Dhjetorit 1990 dhe Prillit 1991, studentët shqiptarë demonstruan ndjenjë të lartë përgjegjësie politike dhe dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në proceset e tranzicionit prej sistemit totalitar në një sistem demokratik.

Këto ngjarje kanë lënë gjurmë të thella në zhvillimet e mëvonshme politike, ekonomike e shoqërore në shtetin shqiptar. Studentët që morën pjesë në veprimtaritë e Lëvizjes Studentore, kanë qenë kontribues shumë aktivë në të gjitha nivelet e politikës shqiptare. Kryeministri Çarçani shkon pa njoftuar për vizitë tek studentët në Qytetin “Studenti”.

Kalimi i tij nga godina 27-28 krijoi ilaritet të madh, pasi baltës nuk i rezistuan as çizmet që Çarçanit ia dërgoi me shpejtësi policia.

Në godinën 10-11, ai priti një grup studentësh. Gjysma e sallës ishte mbushur me sampistë. Studentja A.B. iu drejtua Çarçanit me fjalë dhe tone të ashpra. Ajo tha se, “unë nuk mund të lind kurrë fëmijë për ju dhe partinë tuaj…”Kabina elektrike në Qytetin “Studenti” merr flakë.

Gjithçka fillon nga e para. Fillojnë parrullat kundër diktaturës, të thirrurat dhe të sharat ndaj qeverisë komuniste dhe thirrjet për të lëvizur të organizuar.

Për herë të parë u këndua nga të gjithë kënga: “Se mjaft në robëri/ O e mjera Shqipëri/ O djem rrëmbeni pushkët/ Ja vdekje, ja liri”! Pastaj u hodhën parrullat: “Poshtë komunizmi” dhe “Komunistët në litar”. Ajo që kishte pllakosur vendin ishte zija e urisë. Dyqanet e boshatisura si pasojë e mungesës së prodhimit të brendshëm kishin

detyruar sistemin që të aplikonte prej vitesh tollonat, ku një familje nuk mund të merrte më shumë se një pako 200 gramëshe gjalp në javë apo një gjysëm kilogram djathë. Radhët për ushqime sa vinin dhe shtoheshin,

ndërsa durimi kishte kaluar të gjitha kufijtë.Parelelisht me këtë situatë mjaft të rënduar politike, duke parë edhe erën e ndryshimeve që po frynte në shumë vende të Europës Lindore, diktatura vendosi të reagonte me ashpërsi.

Ishte e vetmja mënyrë për të siguruar mbijetesën e sistemit. Burgjet ishin të tejmbushur me të burgosur politikë dhe numri i tyre sa vinte dhe shtohej. Diktatura po tregonte dhëmbët edhe në kufi, ku raportoheshin me dhjetëra raste të vrasjeve në kufi.

Synohej të krijohej një situatë frike për të mbajtur nën presion popullin, përndryshe çdo tërheqje apo tolerim do të kuptohej si një dobësi. Në shkollat e mesme dhe të larta u dha alternativa që çdo ditë të zhvilloheshin biseda me nxënësit, ku të flitej se Shqipëria ishte një rast i veçantë dhe nuk mund të kishte ngjashmëri as me

Gjermaninë Lindore dhe as me Rumaninë, ku ishte ekzekutuar diktatori Çaushesku.Ndërkaq në Tiranë, Shkodër, Kavajë dhe qytete të tjera të vendit sa vinte dhe shtohej revolta e brendshme.

Sinjali ishte dhënë me ambasadat, ku mijëra të rinj shpërthyen muret e izolimit m’u në zemër të diktaturës, duke e sifiduar hapur sistemin e saj të dhunës. Mitingu famëkeq i atyre ditëve, ku ata mijëra të rinj u konsideruan huliganë, vandalë dhe armiq të popullit, nuk solli asnjë efekt, përveçse rriti dozat e zemërimit popullor.

Për çdo natë në Tiranën e atyre ditëve pëshpëritej për një reagim, i cili mund të niste në Sheshin “Skënderbej”, ku ishte edhe epiqendra e asaj kohe e rinisë.Ndërkaq, sinjali erdhi pak metra më tutje qendrës së Tiranës.

Atje ku disa dhjetëra studentë të drejtuar nga Azem Hajdari, vendosën të përballen me aparatin e diktaturës. Ajo lëvizje u bë drita e shpresës për Tiranën dhe për të gjithë Shqipërinë. Misioni i dhjetorit ’90 është i realizuarShqipëria sot, është në mënyrë të pakthyeshme, ajo që donin studentët dhe shumica e shqiptarëve në dhjetor të ’90-ës.

Mesazhi dhe misioni i Lëvizjes Studentore është i realizuar. Shqipëria sot, është shumë më tepër se ajo që mendonim dhe shpresonim në atë kohë të ishte. Dhe vërtet këtu është një meritë, së pari, e vetë PD-së që përgjithësisht në gjithë jetën e saj historike e mbajti këtë flamur të mesazhit të lëvizjes studentore të ’90-ës, është meritë e gjithë shqiptarëve që demokracinë e

bënë shumë shpejt mentalitet të qenies së tyre dhe të shtetit të tyre.Ëndërra e studentëve dhe e shumicës së shqiptarëve për integrimin e Shqipërisë në strukturat euroatlantike është bërë realitet me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe me pranimin e kërkesësë për të qenë vend kandidat për në BE.Lëvizja studentore u kthye në një lëvizje mbarë kombëtare.

Dhjetori i vitit 1990 ka hyrë në historinë e demokracisë në Shqipëri, si dhjetori i bardhë, dhjetori i lirisë, dhjetori i demokracisë. Djemtë dhe vajzat studentë, të rinjtë, të moshuarit, punëtorët fshatarësia, të gjithë dolën në shesh. Sheshi “Skënderbej” në Tiranë dhe të gjithë sheshet e Shqipërisë u mbushën plotë e përplot me demokratë.

Nga goja e tyre dolën si zjarr i një vullkani dy fjalë: Liri-Demokraci. Artikulimi i këtyre fjalëve kishte peshë të madhe, aq të madhe sa ngriti peshë zemrën e një kombi, i cili kaq shumë kishte vuajtur, për lirinë, demokracinë dhe qytetërimin europian. Por jo vetëm kaq. Zëri i shqiptarëve për liri dhe demokraci, zgjoj jo vetëm Europën,

por dhe vëmendjen e demokracisë perëndimore, në veçanti politikën e madhe amerikane. Pas lëvizjes studentore, që u kthye menjëherë në një lëvizje mbarë kombëtare për demokraci dhe rrëzimit të miteve të diktaturës komuniste, prezenca e SHBA-së në Shqipëri nuk vonoi.

Përkundrazi, ajo erdhi me gjithë fuqinë e saj. Muaji dhjetor i vitit 1990 ka hyrë në historinë e Shqipërisë dhe analet e demokracisë shqiptare, si muaj i lindjes së demokracisë dhe lëvizja studentore si lëvizja e parë për demokraci në Shqipëri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...